sali emocione dhe krenari ne mbremjen festive te pavaresise se kosoves 69951ee2e3e01

Sali: Emocione dhe krenari në mbrëmjen festive të pavarësisë së Kosovës

February 18, 2026
1 minut lexim

Zv/kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Bekim Sali mori pjesë në një ngjarje të veçantë kulturore në Prishtinë, ku performoi Filharmonia e Kosovës, në kuadër të festimeve për pavarësinë e Kosova.

FB IMG 1771369366260

Në reagimin e tij publik, ai theksoi rëndësinë e kësaj mbrëmjeje artistike, duke e cilësuar si një përmbyllje dinjitoze të festimeve shtetërore.

“Performanca e Filharmonisë së Kosovës në Prishtinë ishte mënyra më e bukur për të përmbyllur festën për nder të pavarësisë së Kosovës”, thuhet në reagimin e tij.

FB IMG 1771369372291

Ai bëri të ditur se në këtë aktivitet mori pjesë së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, duke theksuar rëndësinë e dimensionit kulturor dhe simbolik të ngjarjes.

“Së bashku me Kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, morëm pjesë në këtë ngjarje të veçantë kulturore, e cila solli emocione dhe krenari për të gjithë të pranishmit”, theksoi ai.

FB IMG 1771369377540

Sipas tij, repertori i përzgjedhur i mbrëmjes krijoi një lidhje mes trashëgimisë kulturore dhe frymës bashkëkohore.

“Nën tingujt e një repertori të përzgjedhur me finesë, mbrëmja mori dimensionin e një dialogu mes traditës dhe bashkëkohësisë, ku muzika u shndërrua në gjuhë të përbashkët kujtese, krenarie dhe shprese”, thuhet më tej në njoftim.

Burimi: alfax.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

haradinaj vizita e konjufces ne hage mesazh pozitiv per ish kreret e uck se 6994f76fbad6d
Lajmi i mëparshëm

Haradinaj: Vizita e Konjufcës në Hagë, mesazh pozitiv për ish-krerët e UÇK-së

qeveria propozon 9 ambasadore te rinj orhan murtezani shkon ne bruksel 6995253ab351d
Lajmi i radhës

Qeveria propozon 9 ambasadorë të rinj, Orhan Murtezani shkon në Bruksel

Të fundit nga

ShkoLartë