1

Sali dhe Hoxha: Nevojitet veprim urgjent për përmirësimin e zbatimit të projekteve IPA në mjedis

April 1, 2026
1 minut lexim

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për çështje evropiane, Bekim Sali, zhvilloi takim pune me ministrin e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Muhamet Hoxha, kushtuar gjendjes dhe sfidave në zbatimin e projekteve IPA në sektorin e mjedisit.

Në takim u konstatua se, përkundër mbështetjes së konsiderueshme financiare nga Bashkimi Evropian, realizimi i projekteve përballet me sfida serioze, veçanërisht në aspektin e absorbimit të fondeve, kapaciteteve administrative dhe procedurave të prokurimit publik.

Vëmendje e veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore kryesore, ku u theksua se disa prej tyre përballen me vonesa, tenderë të pasuksesshëm ose ndërprerje kontratash, duke rrezikuar realizimin në kohë dhe shfrytëzimin e fondeve.

Ministrat u pajtuan se sfida kryesore nuk qëndron te planifikimi apo sigurimi i fondeve, por te zbatimi efektiv i tyre, dhe se është e domosdoshme:

*forcimi i kapaciteteve administrative

*përmirësimi i menaxhimit të projekteve

*koordinim më efikas ndërinstitucional

*vendosja e mekanizmave për parandalimin e tenderëve të pasuksesshëm

Gjithashtu, u theksua rëndësia e përshpejtimit të reformave në kuadër të Kapitullit 27 dhe përmbushjes së obligimeve nga Agjenda e Reformave, veçanërisht në fushën e politikave klimatike dhe sistemit MRVA.

Sali theksoi se Ministria për Çështje Evropiane do të vazhdojë të koordinojë dhe monitorojë nga afër zbatimin e reformave, me qëllim shfrytëzimin më efikas të fondeve të BE-së dhe arritjen e rezultateve konkrete për qytetarët.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prokuroria kerkon paraburgim per 33 vjecarin nga gostivari dyshohet se ka vrare babane e tij 69ccd38fc00ee
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria kërkon paraburgim për 33-vjeçarin nga Gostivari, dyshohet se ka vrarë babanë e tij

takim sali hoxha per projektet ipa dhe integrimin evropian 69ccee68200d8
Lajmi i radhës

Takim Sali–Hoxha për projektet IPA dhe integrimin evropian

Të fundit nga

ShkoLartë