sa po i mungon rrahmani kosoves flet vedat muriqi 68f0a115b906c

​Sa po i mungon Rrahmani Kosovës? Flet Vedat Muriqi

October 16, 2025
1 minut lexim

Në episodin më të fundit të podcastit zyrtar të Federatës së Futbollit të Kosovës, sulmuesi dhe kapiteni i “Dardanëve”, Vedat Muriqi, ka folur me sinqeritet për mungesën e bashkëlojtarit dhe mikut të tij, Amir Rrahmanit.

Muriqi ka pranuar se prezenca e kapitenit të Napolit në ekipin kombëtar ka një ndikim të madh, jo vetëm brenda fushës, por edhe jashtë saj, duke theksuar rolin e tij si figurë vendimtare për unitetin dhe drejtësinë në skuadër.

“Ta kesh Amirin në krah është më ndryshe, më lehtë sepse në shumicën e rasteve i ndajmë punët dhe peshën që e kemi, jashtë fushës po flas.

Përndryshe me Amirin është më lehtë sepse kur kërkojnë diçka lojtarët unë jam pak që mundohem ta gjejë mënyrën për të thënë ok po mundohemi por nëse e sheh të arsyeshme, Amiri thotë; ‘Ok, po’, nëse thotë jo edhe pikë, kështu që nganjëherë po më mungon ajo qartësia dhe drejtësia e Amirit që thotë po ose jo dhe u krye”, theksoi Muriqi.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

e futen ne kurth dhe e rrembyen per ti marre para prokuroria con ne gjyq 5 persona 68f0a0b4be2bc
Lajmi i mëparshëm

E futën në kurth dhe e rrëmbyen për t’i marrë para, Prokuroria çon në gjyq 5 persona

bastisje ne dy shtepi ne veri te kosoves ja cfare gjeti policia 68f0a122277fd
Lajmi i radhës

Bastisje në dy shtëpi në veri të Kosovës, ja çfarë gjeti policia

Të fundit nga

ShkoLartë