sa kushton nje ushtri botesh ne internet 6944754e8e905

Sa kushton një ‘ushtri’ botësh në internet?

December 18, 2025
1 minut lexim

Manipulimi në rrjetet sociale dhe platformat online është kthyer në një biznes të mirëfilltë, ndërsa çmimi i krijimit të një “ushtrie” botësh ndryshon ndjeshëm nga një vend në tjetrin.

Këtë e tregon COTSI (Cambridge Online Trust and Safety Index), një indeks i ri i zhvilluar nga Universiteti i Cambridge, i cili monitoron tregun global të llogarive false.

Indeksi analizon të dhëna nga mbi 500 platforma online, përfshirë TikTok, Telegram, WhatsApp dhe Amazon, duke matur koston reale të blerjes së llogarive të rreme që përdoren për manipulim të opinionit publik, klikime të rreme, shpërndarje propagande apo mashtrime digjitale.

Sipas të dhënave, një nga elementët kryesorë për krijimin e botëve është verifikimi me SMS. Çmimi i këtij shërbimi ndryshon ndjeshëm në varësi të vendit.

Në Japoni, një verifikim SMS kushton mesatarisht rreth 4.9 dollarë, duke e bërë krijimin e llogarive false relativisht të shtrenjtë.

Ndërkohë, në Shtetet e Bashkuara, Mbretërinë e Bashkuar dhe Rusi, ky çmim është shumë më i ulët, shpesh më pak se 30 centë.

Studiuesit kanë vërejtur gjithashtu se para zgjedhjeve kombëtare, çmimet e verifikimit për platforma të caktuara rriten deri në 15 për qind, çka tregon një rritje të kërkesës për llogari false në periudha politike të ndjeshme.

Sipas ekspertëve, këto të dhëna hedhin dritë mbi një ekonomi gri digjitale, e cila po ndikon gjithnjë e më shumë në informacionin online dhe në besimin e publikut. Indeksi COTSI synon të ndihmojë institucionet, platformat teknologjike dhe publikun që të kuptojnë më mirë përmasat dhe mekanizmat e manipulimit në internet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

denoncimi i fiks fare zhvatesit e nentokes largohen nga shqiperia xhiruan miliona euro dhe spaguajne punetoret 6944752449103
Lajmi i mëparshëm

Denoncimi i Fiks Fare/ Zhvatësit e nëntokës largohen nga Shqipëria, xhiruan miliona euro dhe s’paguajnë punëtorët

nga bujqesia te ushtria nga femijet te investimet kapitale kurti shpalos vizionin e mandatit te ri 6944757ec026e
Lajmi i radhës

Nga bujqësia te ushtria, nga fëmijët te investimet kapitale – Kurti shpalos vizionin e mandatit të ri

Të fundit nga

ShkoLartë