sa here qe dilja jashte perfundoja ne komisariatin e aeroportit rama flet per arritjen e tij me te madhe i pergjigjet berisha vizat i hoqem ne qe ne 2010 69d183de34c07

“Sa herë që dilja jashtë, përfundoja në komisariatin e aeroportit”, Rama flet për arritjen e tij më të madhe. I përgjigjet Berisha: Vizat i hoqëm ne që në 2010

April 4, 2026
1 minut lexim

Sali Berisha ka reaguar pas një deklarate të bërë më herët nga kryeministri Edi Rama, kur ky i fundit komentonte heqjen e vizave me BE të cilën e quan një arritje të madhe.

Kreu i PD shkruan se vizat i hoqi PD në 2010, ndërsa thotë se në atë kohë Edi Rama bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel duke kërkuar që të mos hiqen.

“Miq, vizat me BE-në u hoqën në vitin 2010! Ky bënte greva urie dhe dërgonte email-e në Bruksel se po hoqet vizat do ju dynden 800 mijë shqiptarë. Kurse tani heqjen e vizave e quan arritjen më të madhe të jetës së tij! Kur nuk ke turp, thua çdo gjë”, shkruan Berisha.

“Kam pasur gjithmonë një ndjenjë hakmarrjeje brenda vetes për shkak të pasaportës. Sa herë dilja jashtë vendit, që nuk isha asgjë tjetër veçse një shqiptar tepër i gjatë për të qenë i durueshëm para një polici italian sa gjysma ime, gjithmonë përfundoja në komisariatin e aeroportit, rregullisht, sa futesh aty te radha axhitohesha një herë do i thoja atij policit çfarë ke me atë gruan, po ti kush je… pse?

Sepse e kisha tmerr atë radhën. Thosha kur do vijë dita që kjo pasaporta dhe të qenit shqiptar të mos shoqërohet me të tilla situata. Kjo është arritja ime më e madhe”, shprehej Rama lidhur me vizat”, shprehej Rama sot gjatë një takimi asambleje me njësinë 12, në kryeqytet.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

mesha e pashkeve ipeshkvi dode gjergji ben thirrje per paqe dhe pergjegjesi 69d182f6091eb
Lajmi i mëparshëm

​Mesha e Pashkëve, Ipeshkvi Dodë Gjergji bën thirrje për paqe dhe përgjegjësi

habit ish banorja e bbvip me deklaraten kam 6 vite pa bere 69d18577a71b9
Lajmi i radhës

Habit ish banorja e BBVIP me deklaratën: Kam 6 vite pa bërë…

Të fundit nga

“Fero bëhet baba për herë të dytë”

Reperi i njohur Fero duket se po jeton një nga periudhat më të rëndësishme të jetës së tij, duke nisur një kapitull të ri larg vëmendjes së publikut. “Prive” raporton se artisti
ShkoLartë