sa do te fitoje igor tudor nga juventusi pas shkarkimit te tij 690056f416749

Sa do të fitojë Igor Tudor nga Juventusi pas shkarkimit të tij?

October 28, 2025
1 minut lexim

Igor Tudor nuk është më trajner i Juventusit. Kroati u shkarkua pas humbjes 1-0 ndaj Lazio në Serie A, e cila thelloi krizën e klubit torinez.

Lojtarët e Juventusit nuk kanë fituar që nga 13 shtatori, kur mundën Interin 4-3 në Derby d’Italia, dhe pas kësaj ndjekën një seri humbjesh dhe barazimesh në kampionat dhe Ligën e Kampionëve. Drejtuesit vendosën të ndërhyjnë për të shpëtuar sezonin para se të ishte vonë.

Vendimi për shkarkimin e Tudorit krijon një situatë të komplikuar financiarisht për klubin, i cili do të ketë deri në tre trajnerë në listën e pagave në të njëjtën kohë: trajnerin e ri, Tudor dhe paraardhësin e tij Thiago Motta, me kontrata të vlefshme deri në qershor 2027.

Kostoja e shkarkimit të Mottas është tashmë e llogaritur: mbi 16.3 milionë euro janë rezervuar për pagat e tij dhe stafit deri në fund të kontratës, përveç nëse gjen një punë tjetër.

Një skenar i ngjashëm pritet për Tudorin. Sipas informacioneve, paga e tij ishte rreth 3 milionë euro neto në vit (5.55 milionë bruto), duke e bërë koston totale për Juventusin mbi 11 milionë euro bruto deri në fund të kontratës, pa llogaritur shpenzimet për stafin e tij.

Në këtë shifër duhet shtuar edhe paga e trajnerit të ri. Nëse mbërrin Luciano Spalletti, pritet që kompensimi i tij të jetë një nga më të lartat në Serie A, duke rritur presionin financiar mbi klubin torinez, raporton media italiane.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

largohuni ose strehohuni tani ambasadat amerikane njoftojne per stuhine e fuqishme 69001fd66a078
Lajmi i mëparshëm

“Largohuni ose strehohuni, tani” – Ambasadat amerikane njoftojnë për stuhinë e fuqishme

drenasi do tju dale kapuc me mange ramiz lladrovci me mesazh enigmatik permend disa beteja te reja 690057018be44
Lajmi i radhës

“Drenasi do t’ju dalë kapuç me mangë”, Ramiz Lladrovci me mesazh enigmatik, përmend disa beteja të reja

Të fundit nga

ShkoLartë