rutte tregoi se pse nato nuk i rrezoi aeroplanet ruse qe shkelen hapesiren ajrore te estonise 68d3d9757dd57

Rutte tregoi se pse NATO nuk i rrëzoi aeroplanët rusë që shkelën hapësirën ajrore të Estonisë

September 24, 2025
1 minut lexim

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, deklaroi se aleanca veriatlantike nuk ndërmori veprime për të rrëzuar tre aeroplanët luftarakë rusë MiG-31, të cilët shkelën hapësirën ajrore të Estonisë, sepse në atë moment “nuk kishte nevojë”.

Ai theksoi se NATO monitoron me kujdes çdo shkelje të mundshme të hapësirës së vendeve anëtare dhe vepron vetëm në përputhje me rrethanat dhe rrezikun konkret.

Rutte shpjegoi se mungesa e ndërhyrjes në këtë rast nuk do të thotë se aleanca do të qëndrojë pasive nëse situata përkeqësohet.

Kjo nuk do të thotë se nuk do të rrëzojmë menjëherë një aeroplan nëse është e nevojshme”, shtoi ai, duke theksuar se çdo vendim për veprim merret pasi të jetë bërë një vlerësim i kujdesshëm i situatës në terren.

“Në fillim ne analizojmë dhe vlerësojmë situatën në mënyrë që të shmangim eskalime të panevojshme, por nëse kërcënimi bëhet real dhe kërkon veprime të menjëhershme – do të bëjmë atë që është e nevojshme për të mbrojtur hapësirën ajrore të vendeve anëtare dhe sigurinë e aleancës,” përfundoi Rutte.

Ai nënvizoi gatishmërinë e NATO-s për të reaguar me vendosmëri ndaj çdo sulmi ose provokimi.

Kjo deklaratë vjen në një kohë kur tensionet mes NATO-s dhe Rusisë janë të larta, dhe çdo incident në kufijtë e hapësirës ajrore të anëtarëve të aleancës mund të ketë pasoja serioze për stabilitetin rajonal dhe sigurinë ndërkombëtare.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

cmontimi i krimit te organizuar perparesi e trump zyrtarja vanhorn takim me ministrin e ri te drejtesise 68d3d904efde7
Lajmi i mëparshëm

“Çmontimi i krimit të organizuar, përparësi e Trump”/ Zyrtarja VanHorn takim me ministrin e ri të drejtësisë

afati per rivendosjen e sanksioneve po afron evropa kritikon iranin per vonesa 68d3db264b6ff
Lajmi i radhës

Afati për rivendosjen e sanksioneve po afron, Evropa kritikon Iranin për “vonesa”

Të fundit nga

ShkoLartë