rutte rreziku nga rusia po rritet cdo dite nato po pergatitet per cdo skenar 68b6fa827727e

Rutte: Rreziku nga Rusia po rritet çdo ditë, NATO po përgatitet për çdo skenar

September 2, 2025
1 minut lexim

Mark Rutte, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, shprehet se se kërcënimi nga Rusia është në rritje të vazhdueshme dhe se asnjë vend evropian nuk është realisht i sigurt, duke përmendur teknologjitë e avancuara raketore ruse.



Këtë deklaratë Rutte e bëri gjatë  një vizite në Luksemburg. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s nënvizoi nevojën për forcimin e ushtrisë ukrainase dhe sigurimin e garancive afatgjata të sigurisë nga SHBA dhe partnerët evropianë, për të parandaluar ndonjë sulm të ardhshëm nga Rusia.

Rutte konfirmoi gjithashtu se NATO po merr seriozisht incidentin e dyshuar të ndërhyrjes me GPS ndaj avionit që transportonte Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, në fundjavë, duke e cilësuar si një shembull të luftës hibride që Rusia po zhvillon ndaj Perëndimit.

“Ne jemi të gjithë në vijën e parë të rrezikut – qoftë në Tallin, Londër apo Madrid. Diferenca kohore që një raketë ruse të arrijë është vetëm 5 deri në 10 minuta. Nuk ka më ndarje lindje-perëndim – të gjithë jemi nën kërcënim të drejtpërdrejtë,” tha Rutte.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kim jong un sjell vajzen ne kine trashegimtarja e mundshme e pushtetit ne korene e veriut 68b6f646a212e
Lajmi i mëparshëm

Kim Jong Un sjell vajzën në Kinë, trashëgimtarja e mundshme e pushtetit në Korenë e Veriut

oda e fizioterapeuteve te kosoves dorezon padi kunder agjencise per akreditim 68b6fb700d46d
Lajmi i radhës

​Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës dorëzon padi kundër Agjencisë për Akreditim

Të fundit nga

ShkoLartë