rutte per mosmarreveshjet me trump debatet sme shqetesojne ruajme unitetin 6a4e50c8a9b63

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

July 8, 2026
1 minut lexim

Në konferencën për shtyp pas samitit, Mark Rutte u pyet për deklaratat e presidentit Trump dhe nëse NATO s’mund të vijojë pa SHBA-të. Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës u përgjigj se ka gjithnjë debate, por pavarësisht tyre, NATO ruan unitetin.



“Njerëzit debatojnë në maksimumin e fuqisë dhe jo s’më shqetëson, sepse në fund këto debate e bëjnë Aleancën më të fortë. E di që Trump dhe SHBA janë të përkushtuar ndaj NATO-s, por është faktor irritues që europianët nuk po paguajnë. Trump është përpjekur t’i bindë që të paguajnë dhe të kemi rezultate. Edhe pse kemi kërcënimin rus, ky është një inkurajim i madh. E ndiej këtë unitet dhe kjo aleancë është më e bashkuar se kurrë sepse i lejojmë vetes të mos jemi dakord”, tha Rutte.

Lidhur me Iranin dhe kërcënimin e armëve bërthamore, nuk u përjashtua mundësia e ndërhyrjes së NATO-s.

“Është strategjia e NATO-s dhe aleatëve që të mos shtërë në dorë kapacitete bërthamore. S’do të thotë që NATO nuk do të përfshihet. NATO është gjithmonë e gatshme të luajë rol për paqen. Do të shohim cc’do të ndodhë në ditët dhe javët në vazhdim”, tha Rutte.

Burimi: opinion.al

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gostivar asfaltime edhe gjate nates per ritem me te shpejte te punimeve 6a4e3ed06a8a9
Lajmi i mëparshëm

Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

aleanca nuk hyn ne qeveri me kurtin por le te hapur mbeshtetjen per presidentin me kushte 6a4e5554351d5
Lajmi i radhës

​Aleanca nuk hyn në qeveri me Kurtin, por lë të hapur mbështetjen për presidentin me kushte

Të fundit nga

ShkoLartë