gostivar asfaltime edhe gjate nates per ritem me te shpejte te punimeve 6a4e3ed06a8a9

Gostivar, asfaltime edhe gjatë natës për ritëm më të shpejtë të punimeve

July 8, 2026
1 minut lexim
VALBON GOSTIVAR

Teritori i komunës së Gostivarit vazhdon të jetë një kantier i madh ndërtimi, ku aktualisht po zhvillohen punime infrastrukturore në gjashtë lokacione njëkohësisht. Nën drejtimin e kryetarit të Komunës së Gostivarit, Valbon Limani, investimet në infrastrukturën rrugore po realizohen me ritëm të intensifikuar.

Mbrëmjen e kaluar, punimet për asfaltimin vazhduan edhe në orët e vona të natës në bulevardin “Vëllezërit Gjinoski”, një nga arteriet kryesore të qytetit. Ekipet në terren punuan pa ndërprerje me qëllim që punimet të përfundojnë sa më shpejt dhe qytetarët, veçanërisht mërgimtarët që pritet të vijnë gjatë sezonit veror, të gjejnë rrugë të rikonstruktuara dhe qarkullim më të lehtë.

Komuna e Gostivarit thekson se dinamika e përshpejtuar e punimeve është pjesë e planit për modernizimin e infrastrukturës rrugore, ndërsa angazhimi i ekipeve edhe gjatë natës synon të minimizojë pengesat në komunikacion dhe të përshpejtojë përfundimin e projekteve kapitale.

fc26fe47 dedc 4da3 a7e2 86a1c9a7400d

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adrola dushi mahnit me paraqitjen elegante buze detit 6a4e3addc8734
Lajmi i mëparshëm

Adrola Dushi mahnit me paraqitjen elegante buzë detit

rutte per mosmarreveshjet me trump debatet sme shqetesojne ruajme unitetin 6a4e50c8a9b63
Lajmi i radhës

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

Të fundit nga

ShkoLartë