rusia sulmon me dron zyren e kreut te sherbimit te sigurise se ukraines 6a9ae9509672d

Rusia sulmon me dron zyrën e kreut të Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës

September 4, 2026
1 minut lexim

Një dron rus i tipit Shahed ka goditur ndërtesën e Shërbimit të Sigurisë së Ukrainës (SBU) në Kiev, në një sulm që autoritetet ukrainase e konsiderojnë veçanërisht të rëndë për shkak të objektivit të goditjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, deklaroi se droni ishte drejtuar drejtpërdrejt drejt zyrës së kreut të SBU-së, Oleksandr Poklad duke e cilësuar sulmin si një tentativë për atentat ndaj drejtuesit të shërbimit ukrainas të inteligjencës.

“Droni ishte drejtuar drejtpërdrejt në zyrën e kreut të SBU-së në këtë ndërtesë”, tha ai.

Lideri ukrainas bëri të ditur se ka urdhëruar Pokladin të përgatisë një kundërpërgjigje ndaj Rusisë, e cila, sipas tij, duhet të jetë “adekuate, e ndjeshme dhe, nëse është e mundur, simetrike”.

“Ushtria jonë do ta mbështesë këtë përgjigje”, shtoi ai, pa dhënë detaje se çfarë forme mund të marrë kundërpërgjigjja.

Sulmet me dronë Shahed janë bërë pjesë e rëndësishme e fushatës ajrore ruse kundër Ukrainës, ndërsa Kievi ka paralajmëruar vazhdimisht se do t’u përgjigjet goditjeve ruse me sulme ndaj objektivave ushtarake dhe të sigurisë brenda territorit rus.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kuvendi rikthehet pas pushimeve ja daten kur rinisin punimet parlamentare dhe cfare permban rendi i dites 6a9ae8ef7c77f
Lajmi i mëparshëm

Kuvendi rikthehet pas pushimeve/ Ja datën kur rinisin punimet parlamentare dhe çfarë përmban rendi i ditës

brooks nader vazhdon pushimet evropiane shfaqet elegante ne capri 6a9aea1ea5d3d
Lajmi i radhës

Brooks Nader vazhdon pushimet evropiane, shfaqet elegante në Capri

Të fundit nga

ShkoLartë