Modelja amerikane Brooks Nader po vazhdon të shijojë verën evropiane, duke bërë ndalesën e radhës në një prej destinacioneve më të njohura të Italisë, Capri.
Ajo u shfaq në ishull me një pamje elegante dhe mjaft të guximshme, e veshur me një fustan të kuq me prerje të hapur.
Dizajni i fustanit theksonte linjat e saj, ndërsa pjesa e hapur në pjesën e përparme dhe në shpinë i dha veshjes një pamje tërheqëse dhe sensuale.

Nader, e njohur për paraqitjet e saj në botën e modës, zgjodhi një stil që nuk kaloi pa u vënë re, duke tërhequr vëmendjen gjatë qëndrimit të saj në Capri.
Pushimet e saj në Evropë kanë qenë të mbushura me momente nga destinacione luksoze, ndërsa Capri duket se është një tjetër ndalesë e preferuar e modeles këtë verë.

Burimi: botasot.info


