Mbështetja publike e presidentit të Benfica-s për yllin e ri të tyre pas akuzave të Vinicius.
Presidenti i Benfica-s, Rui Costa, ka mbrojtur publikisht Gianluca Prestianin, i cili u pezullua përkohësisht nga UEFA pas akuzave për abuzim racist nga Vinicius. “Nuk jam në fushë për të ditur se çfarë u tha apo jo”, shpjegoi ai .
“Në një rast si ky, thuhen shumë gjëra. Ne i besojmë fjalës së lojtarit tonë. Përtej kësaj, ne i njohim lojtarët që kemi në ekipin tonë. Prestiani quhet racist, por ai është gjithçka përveçse racist, mund t’ju siguroj. Pse po flas vetëm një javë pas ngjarjeve?
Ne e mbrojtëm lojtarin kur ishte e nevojshme dhe nuk kishte nevojë që presidenti të fliste çdo ditë. Vendimi përfundimtar nuk është dhënë ende. Ekziston një ndalim i përkohshëm, por nuk kishte kuptim të flitej çdo ditë për një çështje që është ende në shqyrtim”, shtoi Rui Costa.
Burimi: botasot.info


