rubio ne mynihshba europe te destinuara te jene bashkete rindertojme rendin global 6990ba4646dfa

Rubio në Mynih:SHBA-Europë të destinuara të jenë bashkë,të rindërtojmë rendin global

February 14, 2026
min lexim

Shtetet e bashkuara dhe miqtë tanë evropianë janë të destinuar të jenë bashkë, tha sekretari amerikan Marco Rubio në konferencën së sigurisë në Mynih duke zbutur tonet diplomatike një ditë pas kritikave të kancelarit Merz dhe deklaratave se Gjermania dhe Franca po bisedojnë për një program të përbashkët për mbrojtje bërthamore.



Kur SHBA-të nuk pajtohen me Evropën, kjo ndodh sepse janë të shqetësuar për fatin e kontinentit të vjetër, i ndërlidhur gjithmonë me atë të amerikës, tha sekretari Rubio duke kërkuar një rindërtim të aleancës dhe rendit global.

“Nuk duhet ta braktisim sistemin e bashkëpunimit ndërkombëtar që kemi krijuar, as të çmontojmë institucionet globale të rendit të vjetër. Por këto duhet të reformohen, të rindërtohen. Kombet e Bashkuara kanë ende potencial të madh për të qenë një mjet për të mirën e botës, por nuk mund ta injorojmë faktin se sot, për çështjet më urgjente me të cilat përballemi, ato nuk kanë përgjigje dhe praktikisht nuk kanë luajtur asnjë rol”,- tha Rubio.

Edhe pas këtij fjalimi frymëmarrës për diplomacinë ku sekretari amerikan e quan SHBA-në ‘një fëmijë të Evropës’ liderët e BE, i qëndruan deklaratave se Evropa duhet të qëndrojë mbi këmbët e saj.

“Deri në vitin 2028, investimet në mbrojtje në Evropë duhet të tejkalojnë edhe shumën e shpenzuar nga Shtetet e Bashkuara për pajisje. Ky është një zgjim i vërtetë evropian. Ne duhet të zhvillojmë një shtyllë kurrizore evropiane të mundësuesve strategjikë”,- tha Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

“Ne duhet të jemi të gatshëm të luftojmë dhe të bëjmë çfarëdo që të duhet”,- tha Keir Starmer, kryeministri i Britanisë së Madhe.

“Unë besoj se Merz ka të drejtë kur thotë se Evropa duhet të përqendrohet te vetja, se duhet të bëjë më shumë, në siguri, në shtyllën evropiane të NATO-s. Pajtohem me këtë, pavarësisht marrëdhënies me Shtetet e Bashkuara”,- tha Giorgia Meloni, kryeministre e Italisë.

Marrëdhëniet transatlantike, konfliktet ndërkombëtare dhe Ukraina ishin në qendër të ditës së dytë të Konferencës së Sigurisë në Mynih.

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ndryshimet ne qeveri keto jane disa emra qe ikin znam i merr arsimin toshovski tek drejtesia 6990b9e8577c2
Lajmi i mëparshëm

Ndryshimet në Qeveri: Këto janë disa emra që ikin, ZNAM-i merr Arsimin, Toshovski tek Drejtësia

dap drejt fundit afati per dorezimin e llogaritjeve per te ardhurat e realizuara nga puna jashte vendit ne vitin 2025 6990c03b71ce6
Lajmi i radhës

DAP: Drejt fundit afati për dorëzimin e llogaritjeve për të ardhurat e realizuara nga puna jashtë vendit në vitin 2025

Të fundit nga

ShkoLartë