rubio evropa nuk eshte vasale e jona shba nuk largohet nga nato 6992538cb87f0

Rubio: Evropa nuk është vasale e jona, SHBA nuk largohet nga NATO

February 16, 2026
1 minut lexim

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka zbutur tonet me Bashkimin Europian.

Teksa ka nisur një tur europian, ndalesën e parë Rubio e bëri në Bratislavë ku, në konferencën e dhënë së bashku me kryeministrin sllovak, Robert Fico, tha se SHBA nuk dëshiron që Europa të jetë e varur nga Shtetet e Bashkuara.

“Ne nuk po i kërkojmë Europës të jetë vasal i Shteteve të Bashkuara. Ne duam të jemi partneri juaj. Sa më të fortë të jeni, si në baza individuale në aspektin e vendeve, ashtu edhe kolektivisht si aleancë, sa më të fortë të jenë anëtarët e NATO-s, aq më e fortë është NATO”, tha Rubio.

Njëherësh, Rubio garantoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do ta braktisin NATO-n. Sipas raporteve të mediave ndërkombëtare, Shtetet e Bashkuara kanë vendosur tashmë t’ua lëshojnë dy poste kryesore komanduese të NATO-s përfaqësuesve evropianë: selinë në Napoli të Italisë dhe atë në Norfolk të Virxhinias, SHBA.

Ditën e hënë, sekretari Rubio do të takohet me kryeministrin Viktor Orban, një aleat i afërt i presidentit Donald Trump.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

jules kounde me valixhe ne duar 699252c546ef3
Lajmi i mëparshëm

Jules Kounde me valixhe në duar

mila ps nuk ben beteja per asnje emer gjyqesori smund te nderhyje ne politike 699254562b4cb
Lajmi i radhës

Mila: PS nuk bën beteja për asnjë emër, gjyqësori s’mund të ndërhyjë në politikë

Të fundit nga

ShkoLartë