rrobat e sendet e shperndara neper shtepi ish vjehrra nxjerr videon brenda baneses ku nusja braktisi tre femijet ne durres si jetohet keshtu 69643546ae712

Rrobat e sendet e shpërndara nëpër shtëpi, ish-vjehrra nxjerr videon brenda banesës ku nusja braktisi tre fëmijët në Durrës: Si jetohet kështu?

January 12, 2026
1 minut lexim

33-vjeçarja, Blerina Basha, dyshohet se ka braktisur tre fëmijët e saj të mitur në një banesë në Durrës.

Një video e publikuar nga ish-vjehrra tregon tre fëmijët e mitur të lënë vetëm në banesën ku jetonin në Durrës. Në pamje dëgjohet duke komentuar kushtet e banesës dhe duke vënë në dyshim kujdesin e nënës ndaj fëmijëve.

Sipas videos, në shtëpi vërehet rrëmujë dhe papastërti, ndërsa fëmijët shprehen se nuk kanë ujë. Rrobat dhe sendet e shtëpisë duken të shpërndara nëpër dysheme dhe edhe ambientet sanitare shfaqen në gjendje të papastër.

Nga ana tjetër, nëna e fëmijëve ka reaguar duke e cilësuar situatën si një kurth të organizuar nga ish-vjehrra, duke mohuar akuzat dhe duke deklaruar se kujdeset rregullisht dhe siç duhet për të miturit.

Rasti u bë publik fillimisht në rrjete sociale dhe më pas u pasua nga reagimi i institucioneve shtetërore, të cilat kanë ndërmarrë veprimet përkatëse për verifikimin e situatës dhe mbrojtjen e fëmijëve.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

murseli merr drejtimin e fc shkupit 696434c2dbdc3
Lajmi i mëparshëm

Murseli merr drejtimin e FC Shkupit

lavdi per heronjte e pa vdekshem te kombit 6964359e28adc
Lajmi i radhës

Lavdi për Heronjtë e pa vdekshëm të Kombit!

Të fundit nga

Doli: Edhe 15 minatorë dolën nga miniera

Pesëmbëdhjetë minatorë kanë dalë nga miniera pas disa orësh të vështira të kaluara të ngujuar në thellësi, duke sjellë lehtësim dhe shpresë për familjarët dhe kolegët e tyre. Lajmin e ka bërë
ShkoLartë