rritje ne eksport dhe import me shume eshte tregtuar me gjermanine britanine e madhe kinen greqine dhe serbine 690b18d9c6c27

Rritje në eksport dhe import! Më shumë është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë

November 5, 2025
1 minut lexim

Shkup, 5 nëntor – Vlera e përgjithshme e eksportit të mallrave nga Republika e Maqedonisë së Veriut, në periudhën janar – shtator të vitit 2025, arriti në 5.978.9 milionë euro dhe shënon një rritje prej 2,0% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vlera e mallrave të importuara, ndërkaq, arriti në 8.494.3 milionë euro, që është 3,5% më shumë krahasuar me vitin e kaluar, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës.

Shkëmbimi tregtar sipas produkteve sipas Klasifikimit Standard të Tregtisë Ndërkombëtare tregon se pjesëmarrja më e madhe në eksport është: te katalizatorët në bartës me metale të çmuara ose përbërjet e tyre, grupe përçuesish ndezës dhe të ngjashme, për automjete, aeroplanë ose anije, pjesë të sediljeve dhe katalizatorë të tjerë të bartësve.

Në import më së shumti janë të përfaqësuara: vajrat e naftës dhe vajrat e përftuara nga mineralet bituminoze (përveç naftës bruto), metalet e tjera të grupit të platinës dhe lidhjet e tyre, të papërpunuara ose në formë pluhuri, platini dhe lidhjet e platinës, të papërpunuara ose në formë pluhuri, dhe automjete të tjera motorike për transportin e personave.

Në periudhën janar – shtator të vitit 2025, sipas vëllimit të përgjithshëm të tregtisë së jashtme, më së shumti është tregtuar me Gjermaninë, Britaninë e Madhe, Kinën, Greqinë dhe Serbinë, të cilat përbënin 47.7% të vëllimit të përgjithshëm të tregtisë. Vendet anëtare të Bashkimit Evropian përbënin 59.6% të shkëmbimit të përgjithshëm.

Burimi: zhurnal.mk

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

prokuroria jep detaje per aksidentin tragjik ne rrugen prilep rosoman 690b11b6e3c8b
Lajmi i mëparshëm

Prokuroria jep detaje për aksidentin tragjik në rrugën Prilep-Rosoman

balla takon kreret e komuniteteve fetare ndryshimet ligjore per barazine gjinore 690b1ad82ed43
Lajmi i radhës

Balla takon krerët e komuniteteve fetare: Ndryshimet ligjore për barazinë gjinore

Të fundit nga

Karton i kuq për Lindrit Kamberin në Zvicër

Futbollisti Lindrit Kamberi pati një mbrëmje të pafat në përballjen mes BSC Young Boys dhe FC Zurich në kampionatin zviceran. Young Boys triumfoi me rezultat bindës 3:0 ndaj Zurich-ut, ndërsa ndeshja u
ShkoLartë