Ekspertet e IT-së ndeshen pothuajse çdo ditë me kerkesen e rritjës së shpejtë të ndjekësve sidomos nga personazhe publike dhe influencues.
Por eksperti i IT-së, Ardit Gavani, paralajmëron se përdorimi i llogarive të rreme mund të jetë një rrugë e rrezikshme.
“Është një kërkesë në fakt shumë e shtuar. Është gjë që realizohet, realizohet edhe nëpërmjet kompanive të treta që zakonisht krijojnë accounte fallso, që e kanë më tepër origjinën si Bangladesh, Pakistan dhe Indi. Mund të blesh teknikisht sa të duash.”– tha ai.
Eksperti shton se ndjekësit e blerë nuk janë të angazhuar realisht dhe shpesh largohen në grupime të mëdha, duke lënë pas një audiencë joaktive.
Eksperti i IT-së tregon se ndërkohë që ndjekësit e blerë mund të rrisin pamjen e një profili në shifra, besueshmëria dhe interaktiviteti i vërtetë nuk mund të blihet me para.
Burimi: botasot.info


