rritja e cmimit te derivateve rendohet puna e ndermarrjeve komunale 69d170cc992e1

Rritja e çmimit të derivateve, rëndohet puna e Ndërmarrjeve Komunale

April 4, 2026
1 minut lexim
derivate

Rritja e çmimit të derivateve të naftës do të ndikojë drejtpërdrejt në punën e Ndërmarrjeve Komunale sepse një pjesë e madhe e shërbimeve komunale bëhet me makineri të cilat duhet të mbushen me naftë. Shumica nga komunat e vendit kanë problem me çështjen e mbeturinave, andaj detyrohen pasi i mbledhin t’i bartin nëpër deponitë rajonale të vendit, që është harxhim shtesë për ndërmarrjet.

“Rritja e çmimit të naftës normalisht do të ketë efekte në punën tonë sepse punojmë me makineri dhe përdorim naftë, përdorim vetura dhe gjithsesi se do të ndikojë rritja e çmimit në harxhimet tona në përdorimin e naftës, por do të shohim si do të zhvillohen ngjarjet; përderisa do të jetë shkurt do ta tejkalojmë, por nëse zgjat do të kemi probleme me ndërmarrjet”,tha Mane Hristijanski.

“Po, sigurisht do të ndikojë në atë pjesë të ndërmarrjeve komunale te të cilat deponitë janë larg, siç është në Ohër, dhe bartja e mbeturinave është e shtrenjtë sepse largësia bën të veten edhe për disa ndërmarrje të tjera nga Maqedonia dhe besoj se nuk do të jetë lehtë t’ia dalim, patjetër të bëjmë intervenime”, deklaroi Goce Angellovski.

“Do të ketë ndikim rritja e çmimeve të derivateve, do të ndikojë në punën tonë sepse një pjesë e shërbimeve komunale janë me harxhime me naftë”, u shpreh Goran Stepanovski.

Ndryshe, puna e ndërmarrjeve komunale po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pasi shumica e komunave përballen me borxhe të mëdha që rëndojnë funksionimin e tyre./TV21

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

9fdc5260 19d8 4c1b 9328 9f528c7d9a2b
Lajmi i mëparshëm

Nga Struga në New York, drejt skenës globale – Big Nit, zëri i një brezi pa limite

trump ultimatum iranit 48 ore para se gjithe ferri te mbreteroje mbi ta 69d18201ac466
Lajmi i radhës

Trump ultimatum Iranit: 48 orë para se gjithë ferri të mbretërojë mbi ta

Të fundit nga

ShkoLartë