rritet rreziku nga zjarret ne lezhe autoritetet apelojne per kujdes maksimal 6a4e71f2ad1e7

Rritet rreziku nga zjarret në Lezhë, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal

July 8, 2026
1 minut lexim

Temperaturat e larta të shoqëruara me erëra kanë shtuar ndjeshëm rrezikun e përhapjes së zjarreve në qarkun e Lezhës, ku gjatë ditëve të fundit janë raportuar disa vatra në zona pyjore dhe me shkurre.

Forcat zjarrfikëse kanë qenë të angazhuara në disa ndërhyrje për të vënë nën kontroll flakët, të cilat në disa raste janë afruar pranë banesave dhe bizneseve.

Falë reagimit të shpejtë të ekipeve në terren, është bërë e mundur parandalimi i përhapjes së zjarreve dhe shmangia e dëmeve më të mëdha.

Drejtori i Shërbimit Zjarrfikës ka deklaruar se dyshimet paraprake tregojnë se pjesa më e madhe e zjarreve kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë njerëzore.

Ai u ka bërë thirrje qytetarëve të shmangin ndezjen e zjarreve në ambiente të hapura dhe çdo veprim që mund të rrisë rrezikun gjatë kësaj periudhe me temperatura ekstreme.

“Është përgjegjësi e secilit prej nesh të mbrojmë pyjet, tokat dhe pronat nga zjarret. Vetëm me kujdes dhe bashkëpunim mund të parandalojmë dëme të mëdha,” u shpreh ai.

Autoritetet vendore theksojnë se shërbimet emergjente mbeten në gatishmëri të plotë, ndërsa u bëjnë apel qytetarëve që të raportojnë menjëherë çdo vatër zjarri dhe të respektojnë masat parandaluese gjatë sezonit veror.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

haxhiu tregon se kur do te thirret seanca konstituive 6a4e71748f551
Lajmi i mëparshëm

Haxhiu tregon se kur do të thirret seanca konstituive

irani paralajmeron do ta mbyllim ngushticen e hormuzit nese sulmohemi serish nga shba ja 6a4e7250c4c37
Lajmi i radhës

Irani paralajmëron: Do ta mbyllim Ngushticën e Hormuzit nëse sulmohemi sërish nga SHBA-ja

Të fundit nga

ShkoLartë