haxhiu tregon se kur do te thirret seanca konstituive 6a4e71748f551

Haxhiu tregon se kur do të thirret seanca konstituive

July 8, 2026
1 minut lexim

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, përmes një postimi ka reaguar pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve.

Ajo e cilësoi këtë si përmbyllje të një procesi të rëndësishëm demokratik, duke shprehur mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe të gjithë ata që kontribuuan në mbarëvajtjen e tij, përcjell “Bota sot”.

Haxhiu bëri të ditur se, në përputhje me Kushtetutën, seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit ligjor për të hapur rrugën e formimit të institucioneve të reja.

Ajo theksoi se besimi i qytetarëve përfaqëson një përgjegjësi të madhe dhe kërkon integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik.

Postimi i plotë

Sot, me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të 7 qershorit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, përmbyllet një proces i rëndësishëm demokratik për Republikën tonë.

Vullneti i qytetarëve, i shprehur me votë brenda vendit dhe nga bashkatdhetarët tanë, ka marrë tashmë formën e tij përfundimtare institucionale. Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi.

Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve.

Besimi i dhënë nga qytetarët është një përgjegjësi e madhe. Çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim të palëkundur në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Republikës sonë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

brazili ngre alamin per kercenimin e pushtimit nga shba 6a4e6cfe36693
Lajmi i mëparshëm

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

rritet rreziku nga zjarret ne lezhe autoritetet apelojne per kujdes maksimal 6a4e71f2ad1e7
Lajmi i radhës

Rritet rreziku nga zjarret në Lezhë, autoritetet apelojnë për kujdes maksimal

Të fundit nga

ShkoLartë