rritet presioni frike se futbollistet e iranit mund te denohen me vdekje 69aeac1c5fc59

Rritet presioni, frikë se futbollistet e Iranit mund të dënohen me vdekje

March 9, 2026
1 minut lexim

Kombëtarja e Futbollit të Femrave të Iranit qw garoi në Australi ka marrë përmasa dramatike, ku lojtaret dyshohen se përballen me rrezikun e dënimit me vdekje pas kthimit në atdhe.

Ekipi kombëtar duke garuar në Kupën Aziatike të Femrave AFC u mposht 2-0 nga Filipinet të dielën në mbrëmje në Queensland, gjë që i dha fund fushatës së tyre.

Rreth 200 protestues rrethuan autobusin e ekipit në Gold Coast, ndërsa pamjet treguan të paktën një lojtare që bënte me dorë shenjën ndërkombëtare të ndihmës (SOS), mes thirrjeve të turmës “lërini të lira”.

Kriza nisi pasi ekipi refuzoi të këndonte himnin kombëtar në ndeshjen hapëse kundër Koresë së Jugut, një akt që televizioni shtetëror iranian e cilësoi si “kulmin e tradhtisë”. Sipas raportimeve, lojtaret u detyruan ta këndonin himnin në ndeshjet pasuese nën kërcënime të rënda për familjet e tyre dhe burgosje.

Prezantuesit shtetërorë në Iran kanë bërë thirrje për ndëshkime të ashpra, duke kujtuar se në kohë lufte (pas vrasjes së Khamenei), tradhtia dënohet me vdekje.

Presioni ndërkombëtar, mbi 46,000 njerëz kanë nënshkruar një peticion që i kërkon qeverisë australiane të ndërhyjë.

Ish-kapiteni i Socceroos, Craig Foster, deklaroi: “Qeveria australiane duhet të sigurohet që asnjë lojtare të mos detyrohet të largohet kundër dëshirës së saj.”

“Disa prej tyre po qanin në autobus ndërsa ne tentonim t’i ndalonim që të mos largoheshin,” – u shpreh një protestuese për mediat lokale.

Edhe pse trajnerja Marziyeh Jafari deklaroi publikisht se ekipi është gati të kthehet në Iran, dyshohet se kjo deklaratë është bërë nën presion, ndërkohë që lojtaret pritet të udhëtojnë drejt Turqisë para se të hyjnë në territorin iranian me autobus.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

era istrefi publikon kengen e re me skena te nxehta ne videoklip 69aea5e002823
Lajmi i mëparshëm

Era Istrefi publikon këngën e re me skena të “nxehta” në videoklip

u zgjodh lideri suprem i iranit putin pergezon mojtaba khamenein do te vazhdoni punen e babait tuaj 69aeac9a3a16d
Lajmi i radhës

U zgjodh lideri suprem i Iranit, Putin përgëzon Mojtaba Khamenein: Do të vazhdoni punën e babait tuaj

Të fundit nga

Kush do të jetë anëtarët e rinj të KQZ-së?

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është i gatshëm të organizojë zgjedhje të reja nëse ato shpallen, megjithëse thonë se procesi mund të paraqesë sfida për shkak të afateve të shkurtra. Sfida të
ShkoLartë