rritet numri i aplikimeve ne universitetin e tiranes 68b061d799430

Rritet numri i aplikimeve në Universitetin e Tiranës

August 28, 2025
1 minut lexim

Pjesë e garës në universitetet e vendit janë bërë në total 20,200 maturantë duke u rritur me rreth 500 më shumë në krahasim me vitin e shkuar. Numri i aplikimeve është rritur edhe në universitetin e Tiranës, tha rektori Artan Hoxha.



“Universitetin e Tiranës e kanë përzgjedhur më shumë të rinj nga viti i shkuar, si në numër absolut, rreth 160 studentë të ardhshëm, ka 1276 aplikime më shumë sesa viti i shkuar. Është një tregues që ka më shumë besim te ky vit akademik sesa vitet e shkuara që u janë drejtuar në një numër më të madh universiteteve të huaja jashtë vendit.”

Ndërkohë që disa degë sipas tij vijojnë të vuajnë numrin e ulët të studentëve, sidomos mësuesia.

“Në mësues të shkencave të natyrës dhe disi edhe ata që lidhen me histori-filologjinë. Gjuha greke, gjuha ruse ka vuajtur gjithmonë, kimi, fizikë të cilat mendoj se kërkojnë politika që e tejkalojnë universitetin.”

Por pavarësisht aplikimeve, e rëndësishme sipas rektorit është regjistrimi final i studentëve në programet Bachelor e këtij universiteti.

“Motivoj studentët e ardhshëm që të regjistrohen në programet e studimit që ata preferojnë dhe të bëjnë kujdes që mos të humbasin preferencën e fazave dhe ndërlikimit disi të procesit të regjistrimit.”

Nga data 29 gusht deri më 11 shtator, kandidatët fitues mund të bëjnë regjistrimin pranë sekretarive mësimore ku janë shpallur fitues.

Klan News

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

skandal ne itali forumi online publikon foto te politikaneve italiane me fraza fyese e seksiste mes tyre edhe meloni e motra e saj 68b05ecab246b
Lajmi i mëparshëm

Skandal në Itali! Forumi online publikon foto të politikaneve italiane me fraza fyese e seksiste, mes tyre edhe Meloni e motra e saj  

ofensiva ruse ndaj kievit ursula von der leyen rusia te ndale sulmet 68b06304a809c
Lajmi i radhës

Ofensiva ruse ndaj Kievit, Ursula von der Leyen: Rusia të ndalë sulmet!

Të fundit nga

ShkoLartë