rritet mbi 100 numri i viktimave nga permbytjet ne teksas 686cb028d7825

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

July 8, 2025
1 minut lexim

Bilanci tragjik i përmbytjeve të papritura që goditën Teksasin qendror të premten ka kaluar mbi 100 viktima, ndërsa shumë të tjerë vazhdojnë të jenë të zhdukur.

Ekipet e kërkim-shpëtimit po punojnë në kushte të vështira, mes baltës dhe rrënojave përgjatë lumit Guadalupe, teksa zona përballet me reshje të tjera dhe stuhi të ngadalta.

Kamp veror për vajza “Camp Mystic”, me profil të krishterë, konfirmoi se të paktën 27 vajza dhe pjesëtarë të stafit janë mes viktimave, ndërsa 10 vajza dhe një edukatore vazhdojnë të jenë të zhdukura, raporton BBC.

Ndër të vdekurit është edhe bashkëpronari i kampit, Richard Eastland, 70 vjeç, i cili humbi jetën duke tentuar të shpëtojë fëmijët. “Ai vdiq si hero,” tha pastori lokal Del Way.

Shumica e viktimave – 56 të rritur dhe 28 fëmijë,  humbën jetën në qarkun Kerr, ku përmbytjet u shkaktuan nga reshje të dendura para agimit, ditën e festës kombëtare të 4 Korrikut.

Zyra e sherifit lokal tha se 32 nga viktimat nuk janë identifikuar ende.

Ndërkohë, Shtëpia e Bardhë ka mohuar akuzat se shkurtimet buxhetore në Shërbimin Kombëtar të Motit (NWS) kanë ndikuar në reagimin ndaj katastrofës. Zëdhënësja Karoline Leavitt deklaroi se paralajmërimet ishin dhënë me kohë dhe përgjegjësia nuk bie mbi administratën: “Kjo ishte një vepër e Zotit. NWS bëri punën e vet.”

Parashikimet tregojnë për më shumë stuhi të ngadalta që mund të sjellin përmbytje të tjera në zonë, duke shtuar ankthin dhe rrezikun për komunitetet e goditura.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

vdekja e te riut nga lipjani cfare dihet deri tani 686caf38c509c
Lajmi i mëparshëm

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

parashikimi i motit per sot temperaturat arrijne deri ne 37c 686cb6f5231a0
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për sot, temperaturat arrijnë deri në 37°C

Të fundit nga

ShkoLartë