vdekja e te riut nga lipjani cfare dihet deri tani 686caf38c509c

Vdekja e të riut nga Lipjani: Çfarë dihet deri tani

July 8, 2025
min lexim

Një ngjarje tragjike ndodhi në orët e para të së hënës në Lipjan, ku 27-vjeçari Agon Zejnullahu humbi jetën në rrethana të dyshimta pas ndërhyrjes së Policisë së Kosovës.

Sipas informacioneve zyrtare, Policia kishte reaguar rreth orës 00:15, pas një njoftimi se një person, i dyshuar se ishte nën ndikimin e alkoolit, po sulmonte kalimtarë dhe automjete në rrugën “Haradin Bajrami”.

Njësitet policore e kanë vënë situatën nën kontroll dhe kanë kërkuar ndihmë mjekësore emergjente, por përkundër përpjekjeve, mjekët kanë konstatuar se i riu kishte ndërruar jetë.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë relevante hetimore dhe Prokurori për Krime të Rënda.  Janë ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore për ndriçimin e rastit, përfshirë sigurimin e provave materiale dhe intervistimin e dëshmitarëve. Me vendim të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim penal lidhur me rastin, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Agon Borovci, zëdhënës i rajonit të Prishtinës.

Dolën edhe pamje që tregojnë momentet para ndalimit të tij, ku Agoni shihet duke dalë nga një veturë në shoqërinë e dy personave, dhe më pas i rrethuar nga policia.

Menjëherë pas ngjarjes, hetuesit e Inspektoratit Policor të Kosovës (IPK), në koordinim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë, kanë nisur hetimet me dyshimet për keqtrajtim apo tejkalim të kompetencave gjatë ndërhyrjes policore.

Mbrëmjen e djeshme, pesë zyrtarë policorë, u arrestuan nën dyshimin për veprën penale “vrasje nga pakujdesia”.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. IPK konfirmoi se këta zyrtarë ishin suspenduar paraprakisht me rekomandim të tyre.

“Sot në orët e mbrëmjes, me autorizim të Prokurorisë Themelore në Prishtinë janë ftuar për intervistim në IPK në cilësinë e të dyshuarve pesë zyrtarët policorë të përfshirë në këtë ndërhyrje/reagim policor (një rreshter dhe katër zyrtarë policorë)”, thuhet në njoftim.

“Pas intervstimit të tyre dhe pas administrimit edhe me dëshmitë e tjera që janë siguruar sot pas veprimeve hetimore, që të pesë zyrtarët policorë janë arrestuar si të dyshuar kurse me vendim të prokurorit të njëjtëve u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”.

Hetimet pritet të zgjerojnë edhe më tej, përfshirë analizën e pamjeve filmike, dëshmive të dëshmitarëve, si dhe rezultatet nga ekzaminimet mjeko-ligjore.

Prokurori për krime të rënda, së bashku me ekipin hetimor, ka ndërmarrë veprimet e nevojshme në vendngjarje, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

uefa gjobit mbappen dhe dy lojtare te real madridit 686caefcea70a
Lajmi i mëparshëm

UEFA gjobit Mbappen dhe dy lojtarë të Real Madridit

rritet mbi 100 numri i viktimave nga permbytjet ne teksas 686cb028d7825
Lajmi i radhës

Rritet mbi 100 numri i viktimave nga përmbytjet në Teksas

Të fundit nga

Moti për nesër në Maqedoni

Moti për nesër do të jetë me vranësira dhe periudha diellore. Në disa lugina do të ketë dendësi të mjegullave. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor.
ShkoLartë