rritet fluksi ne aeroport 6a628c53e8e3a

Rritet fluksi në Aeroport

July 23, 2026
1 minut lexim

Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” po shënon rritje të vazhdueshme të numrit të udhëtarëve gjatë sezonit veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, vendi po mirëpret edhe gjithnjë e më shumë turistë të huaj, duke konfirmuar trendin pozitiv të qarkullimit ajror.

Fluksi i udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” mbetet i lartë edhe këtë sezon veror. Krahas mërgimtarëve që kthehen për pushime, Kosova po mirëpret edhe një numër në rritje të turistëve të huaj.

Sipas të dhënave më të fundit, vetëm në periudhën 1 deri më 14 korrik 2026, përmes Aeroportit të Prishtinës kanë udhëtuar 189 mijë e 649 pasagjerë, që paraqet një rritje prej 1.5 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Gjatë këtyre dy javëve janë realizuar edhe 1 mijë e 400 fluturime, ose 3 për qind më shumë se një vit më parë, duke konfirmuar vazhdimin e trendit pozitiv të qarkullimit ajror.

“Kam ardhur si mërgimtare këtu. Për ne është shumë mirë, sepse çmimet janë të volitshme, por për ata që jetojnë këtu çmimet janë të papërballueshme. Shumë prej tyre janë pothuajse të njëjta si në Zvicër”, tha Naile Halitjaha, mërgimtare nga Zvicra.

Përtej kostos së jetesës, vizitorët vlerësojnë se Kosova po ndryshon nga viti në vit, me investime në infrastrukturë dhe zhvillim të shërbimeve.

“Shoh ndryshime pozitive. Ka më shumë ndërtime, më shumë zhvillim dhe besoj se në vitet e ardhshme Kosova do të bëhet edhe më e avancuar dhe më tërheqëse për vizitorët”, Ahmet Mazreku, vizitor nga Gjermania.

Ndërkohë, autoritetet presin që numri i turistëve dhe mërgimtarëve të vazhdojë të rritet gjatë javëve të mbetura të sezonit veror.

Teksa sezoni veror vazhdon, Aeroporti Ndërkombëtar “Adem Jashari” mbetet porta kryesore hyrëse e Kosovës, me mijëra udhëtarë që mbërrijnë çdo ditë nga diaspora dhe vende të ndryshme të Evropës, duke i dhënë një shtysë të rëndësishme turizmit, ekonomisë dhe lidhjes së vendit me botën.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

18 vjecari kapet me 211 km h ne shkup tetove policia ia konfiskon veturen dhe e arreston 6a6275cd2e75c
Lajmi i mëparshëm

18-vjeçari kapet me 211 km/h në Shkup-Tetovë, policia ia konfiskon veturën dhe e arreston

shrr prane shetitores ne shengjin plgoset nje person arrestohet autori 6a628ccf22d2a
Lajmi i radhës

Sh*rr pranë shëtitores në Shëngjin/ Pl*goset një person, arrestohet autori

Të fundit nga

ShkoLartë