18 vjecari kapet me 211 km h ne shkup tetove policia ia konfiskon veturen dhe e arreston 6a6275cd2e75c

18-vjeçari kapet me 211 km/h në Shkup-Tetovë, policia ia konfiskon veturën dhe e arreston

July 23, 2026
1 minut lexim
IMG 8592 696x589 1

Një shofer fillestar 18-vjeçar është arrestuar sot pasi u kap duke vozitur me 211 kilometra në orë në autostradën Shkup–Tetovë, pranë nyjës së Kondovës.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, gjatë kontrollit të trafikut me radar u konstatua se I.A. (18) po drejtonte një automjet Volkswagen Arteon me targa të Shkupit me shpejtësi prej 211 km/h, më shumë se dyfishi i kufirit të lejuar prej 100 km/h për shoferët fillestarë në autostradë.

Për shkak të shkeljes së rëndë, policia ia ka konfiskuar automjetin, e ka arrestuar dhe e ka ndaluar në stacion policor për procedura të mëtejshme.(INA)

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bocelli do te kendoje per papen me 29 korrik ne castel gandolfo 6a6271128393d
Lajmi i mëparshëm

​Bocelli do të këndojë për Papën më 29 korrik në Castel Gandolfo

Të fundit nga

ShkoLartë