rriten eksportet bien importet shqiperia ngushton deficitin tregtar 68a332da2b09a

Rriten eksportet, bien importet/ Shqipëria ngushton defiçitin tregtar

August 18, 2025
1 minut lexim

Në muajin korrik 2025, eksportet shqiptare arritën në 35 miliardë lekë, duke shënuar një rritje me 5,7 për qind krahasuar me një vit më parë.



Ndërkohë, importet zbritën në 83 miliardë lekë, një rënie me 2,4 për qind në terma vjetorë.

Si rezultat, defiçiti tregtar u ngushtua në 48 miliardë lekë, duke u ulur me 7,5 për qind krahasuar me korrikun e vitit të kaluar.

Sipas INSTAT, rritja e eksporteve u mbështet kryesisht nga grupi i mineraleve, lëndëve djegëse dhe energjisë elektrike, me një ndikim prej mbi 12 pikë përqindje. Po ashtu, rritje u regjistrua edhe në makineri e pajisje, si dhe në ushqime, pije e duhan. Në të kundërt, materialet e ndërtimit dhe metalet vijuan të ndikojnë negativisht.

Në aspektin rajonal, Kosova dhe Greqia ishin partnerët me rritjen më të lartë të eksporteve, përkatësisht 72 dhe 15 për qind, ndërsa Italia dhe Maqedonia e Veriut shënuan uljet më të ndjeshme.

Tregtia me vendet e Bashkimit Europian zë më shumë se gjysmën e qarkullimit tregtar të Shqipërisë, duke e bërë Italinë, Kinën, Greqinë dhe Turqinë partnerët kryesorë të vendit.

Tv Klan

Burimi: opinion.al

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

mexhiti ne haracine do te vazhdojme te investojme ne infrastrukture jo ne linje etnike apo partiake por gjithkund ku ka nevoje 68a331370c644
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti në Haraçinë: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturë jo në linjë etnike apo partiake, por gjithkund ku ka nevojë

dodik paralajmeron referendum ne fund te shtatorit 68a3340bd7748
Lajmi i radhës

Dodik paralajmëron referendum në fund të shtatorit

Të fundit nga

ShkoLartë