rriten cmimet e cigareve ne maqedoni 68dbdbb32db0e

Rriten çmimet e cigareve në Maqedoni

September 30, 2025
1 minut lexim

Që nga 29 shtatori, respektivisht prej dje, çmimet e cigareve në vend janë rritur për rreth 10 denarë për paketë, përcjell TV21. Megjithatë, për shkak të rezervave ekzistues me çmimin e mëparshëm, konsumatorët ende nuk ndjejnë plotësisht rritjen. Prodhuesit paralajmërojnë se në ditët në vijim konsumatorët do të nisin ta ndjejnë rritjen e çmimeve.

Rritja e çmimeve prek marka të njohura si Dunhill, Lucky Strike, Pall Mall dhe Rothmans.

Ky ndryshim nuk është rezultat i rritjes së akcizës ose tatimeve shtetërore, por pjesë e politikës së çmimeve të prodhuesve. Analizat e tregut tregojnë se kjo lidhet me rritjen e kostove të prodhimit dhe logjistikës, si dhe me përshtatjen ndaj trendëve të çmimeve në rajon.

Për momentin, disa pika shitjeje ende ofrojnë paketa me çmim të vjetër, por ato pritet të mbarojnë së shpejti.

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

aziri bujar osmani duhet te pergjigjet sa dite gjithsej ka kaluar me qytetaret ne cair gjate mandateve te tij ne qeverite e gruevskit dhe te lsdm se 68dbdb31c5e6b
Lajmi i mëparshëm

Aziri: Bujar Osmani duhet të përgjigjet sa ditë gjithsej ka kaluar me qytetarët në Çair gjatë mandateve të tij në qeveritë e Gruevskit dhe të LSDM-së

raporti i dash shqiperia nuk permbush standardet minimale ne luften kunder trafikimit te qenieve njerezore 68dbdd15c5b5e
Lajmi i radhës

Raporti i DASH: Shqipëria nuk përmbush standardet minimale në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore

Të fundit nga

ShkoLartë