rrezohet helikopteri prane nje zone tregtare ne los angeles 3 persona humbin jeten 6aaa2eb1837a6

Rrëzohet helikopteri pranë një zone tregtare në Los Angeles, 3 persona humbin jetën

September 16, 2026
1 minut lexim

Tre persona kanë humbur jetën pasi një helikopter u rrëzua në një zonë të banuar në periferi të Los Angelesit, kanë konfirmuar autoritetet lokale të zjarrfikësve.

Helikopteri u rrëzua mes dy ndërtesave tregtare në lagjen Chatsworth, bëri të ditur një zëdhënës i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Angelesit (LAFD) për BBC.

Nga incidenti, një person tjetër është transportuar në një spital lokal, ndërsa gjendja e tij shëndetësore nuk është bërë ende e ditur.

Pamjet nga vendngjarja treguan dy kontenierë transporti dhe disa automjete të përfshira nga flakët. Zjarrfikësit njoftuan më vonë se zjarri ishte shuar.

Ende nuk është bërë e qartë se kush po operonte helikopterin në momentin e aksidentit. Megjithatë, mediat lokale raportuan se bëhej fjalë për një helikopter lajmesh, i cili ndodhej në zonë pranë vendit ku kishte ndodhur më herët një aksident fatal me autobus.

Kapiteni i LAFD, Branden Silverman, deklaroi se një prej viktimave u gjet jashtë helikopterit pas rrëzimit dhe u shpall e vdekur në vendngjarje.

Autoritetet nuk kanë bërë ende të ditur numrin e saktë të personave që ndodheshin në bord në momentin e përplasjes.

Departamenti i Policisë së Los Angelesit (LAPD) konfirmoi se helikopteri nuk ishte në pronësi apo përdorim të policisë.

Ngjarja ndodhi pak para orës 19:00 me orën lokale të martën, në zonën e kryqëzimit të Lurline Avenue dhe Nordhoff Street.

Bordi Kombëtar i Sigurisë së Transportit (NTSB) do të udhëheqë hetimin për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

moti ndryshon pas mesdites reshje shiu ne zonat malore temperaturat deri ne 32c 6aaa2e508cebf
Lajmi i mëparshëm

Moti ndryshon pas mesditës/ Reshje shiu në zonat malore, temperaturat deri në 32°C

Të fundit nga

​82 vjet nga Lidhja e Dytë e Prizrenit

Sot janë bërë 82 vjet që nga mbledhja e Kuvendit në Prizren, i cili zgjati deri më 20 shtator dhe ku ishte vendosur për formimin e Lidhjes së Dytë të Prizrenit, organizatë
ShkoLartë