rrezohet gjate parades ajrore avioni luftarak ne poloni humb jeten piloti 68b0cf4652d26

Rrëzohet gjatë paradës ajrore avioni luftarak në Poloni, humb jetën piloti

August 28, 2025
1 minut lexim

Një avion luftarak F-16 i Forcave Ajrore Polake u rrëzua gjatë një prove për një paradë ajrore në Radom, në qendër të Polonisë, ku për pasojë humbi jetën piloti, njoftoi ushtria.

“Një pilot i Ushtrisë Polake humbi jetën në rrëzimin e një avioni F-16 – një oficer që gjithmonë i shërbeu vendit me përkushtim dhe guxim të madh. I përulem kujtimit të tij”, shkroi ministri i Mbrojtjes, Wladyslaw Kosiniak-Kamysz, në rrjetin X pas mbërritjes në vendin e ngjarjes.

Komanda e Përgjithshme e Forcave të Armatosura bëri me dije se incidenti përfshiu një avion nga Baza Ajrore Taktike nr. 31, pranë qytetit Poznan, dhe fatmirësisht nuk pati persona të tjerë të lënduar.

“Sapo ndodhi aksidenti, u nisën menjëherë operacionet e shpëtimit në vendngjarje,” thuhet në deklaratën zyrtare.

Pamjet e publikuara nga mediat polake tregojnë avionin duke kryer një manovër ajrore të rrezikshme përpara se të përplasej me tokën dhe të përfshihej nga flakët.

Sipas raportimeve lokale, avioni ra mbi pistë rreth orës 19:30 me orën lokale, duke e dëmtuar atë rëndë. Si pasojë, parada ajrore e planifikuar për fundjavën në Radom është anuluar.


Top Channel

Burimi: top channel

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IMG 9113
Lajmi i mëparshëm

Muhamed Elmazi dëgjoi nga afër nevojat e banorëve të fshatit Vorcë

IMG 9114
Lajmi i radhës

Anketa e ZHURNAL: Izet Mexhiti 56.43%, Bujar Osmani 43.57%

Të fundit nga

ShkoLartë