rrezohet avioni ne gjermani humbin jeten te tre personat ne bord 6aa85091770f0

Rrëzohet avioni në Gjermani, humbin jetën të tre personat në bord

September 14, 2026
1 minut lexim

Një aeroplan i vogël privat është rrëzuar të dielën në një fushë në jug të Mönchengladbachut, në Gjermaninë perëndimore, duke shkaktuar vdekjen e të tre personave që ndodheshin në bord.

Avioni tip Cessna ishte nisur nga aeroporti i Hilversumit, në veri të Utrechtit, në Holandë. Sipas raportimeve të mediave gjermane, pak pasi hyri në hapësirën ajrore të Gjermanisë, avioni humbi lartësinë dhe u rrëzua në mëngjes pranë zonës Erkelenz-Gerderath.

Ekipet e shpëtimit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje, por konstatuan se asnjë prej tre personave në bord nuk kishte mbijetuar.

Autoritetet gjermane nuk kanë bërë ende të ditur identitetet e viktimave, ndërsa kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e rrëzimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

neser seanca per veliajn avokati ndreca ska justifikim ligjor per ta mbajtur ne burg 6aa8505e94b57
Lajmi i mëparshëm

Nesër seanca për Veliajn, avokati Ndreca: S’ka justifikim ligjor për ta mbajtur në burg

shasivari per gjykimin e krereve te uck se nuk mbaj ane te respektohet prezumimi i pafajesise 6aa8554e126f8
Lajmi i radhës

Shasivari për gjykimin e krerëve të UÇK-së: Nuk mbaj anë, të respektohet prezumimi i pafajësisë

Të fundit nga

ShkoLartë