rreziqe shume te medha nga zjarret ne 10 rajone te greqise 689a6422c1b0f

​Rreziqe shumë të mëdha nga zjarret në 10 rajone të Greqisë

August 11, 2025
1 minut lexim

Një rrezik shumë i madh zjarri, i kategorisë IV, parashikohet në 10 rajone greke, sipas një njoftimi publik që bënë sot autoritetet lokale greke.

Rrezik shumë i madh zjarri parashikohet për rajoni e Atikës, të Greqisë Perëndimore,

Peloponezit, Thesalisë, Greqisë Qendrore, Maqedonisë Lindore dhe Thrakisë, Egjeut të Veriut, Prevezës dhe Ishujve Jonianë, shkruan ANA.

Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile ka informuar shërbimet shtetërore të përfshira, si dhe autoritetet rajonale dhe lokale në zonat e mësipërme, që ”të jenë në gatishmëri të shtuar për t’u përballur menjëherë me çdo shpërthim zjarri”.

Gjithashtu ka paralajmëruar publikun ”të shmangë çdo aktivitet në natyrë që mund të shkaktojë aksidentalisht një zjarr, siç janë zjarret e mëdha, përdorimin e makinerive që krijojnë shkëndija, barbekjutë, trajtimin e koshereve të bletëve ose hedhjen e cigareve të ndezura”

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

robotet humanoide cfare dine te bejne sot sa kushtojne dhe si punojne krah njerezve 689a63e6924c0
Lajmi i mëparshëm

Robotët humanoidë: Çfarë dinë të bëjnë sot, sa kushtojnë dhe si punojnë krah njerëzve

disa zjarre ne kryeqytet flaket perfshijne kodrat e selites dhe zall herrin 689a68d2abf01
Lajmi i radhës

Disa zjarre në kryeqytet, flakët përfshijnë kodrat e Selitës dhe Zall-Herrin

Të fundit nga

ShkoLartë