rrezikoi pushuesit duke hyre ne zonen e sigurise gjobitet poseduesi i mjetit lundrues ne sarande 6a38089994780

Rrezikoi pushuesit duke hyrë në zonën e sigurisë, gjobitet poseduesi i mjetit lundrues në Sarandë

June 21, 2026
1 minut lexim

Policia Kufitare ka bllokuar një mjet lundrues në Sarandë dhe ka ndëshkuar poseduesin e tij me masë administrative në vlerën totale prej 530.000 lekësh të rinj, pas konstatimit të disa shkeljeve të rregullave të lundrimit.

Sipas njoftimit zyrtar, gjatë kontrolleve dhe patrullimeve përgjatë vijës bregdetare, shërbimet e Policisë Kufitare konstatuan një mjet lundrues që kishte hyrë brenda perimetrit të sigurisë në zonën ku po laheshin pushuesit, duke rrezikuar jetën dhe sigurinë e tyre.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se mjeti nuk ishte regjistruar brenda afateve të përcaktuara nga ligji dhe se në bord mungonte dokumentacioni i detyrueshëm për lundrim.

Pas përfundimit të procedurave administrative, mjeti u shoqërua dhe u bllokua në portin e Sarandës, ndërsa ndaj poseduesit u vendosën masa administrative në vlerën totale 530.000 lekë, në përputhje me shkeljet e konstatuara.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

shperthim pakenaqesish ne ldk analisti zberthen prapaskenat e debatit te brendshem ja cka thote per
Lajmi i mëparshëm

Shpërthim pakënaqësish në LDK, analisti zbërthen prapaskenat e debatit të brendshëm – ja çka thotë për Abdixhikun

luftoi me varesine ne rinine e saj por tani eshte nje nga muzikantet me me ndikim te muzikes pop 6a3809a0101ac
Lajmi i radhës

Luftoi me varësinë në rininë e saj, por tani është një nga muzikantet më me ndikim të muzikës pop

Të fundit nga

ShkoLartë