rrezik ne hekurudhen e llopatit sinjalizimi nuk punon banoret ne frike 69c8df0e9b712

Rrezik në hekurudhën e Llopatit: Sinjalizimi nuk punon, banorët në frikë

March 29, 2026
1 minut lexim
22222222222

Sinjalizimi në hekurudhën në fshatin Llopat të Kumanovës vazhdon të mos punojë, duke vënë në rrezik jetën e banorëve, të cilët vazhdimisht ankohen se institucionet nuk e rregullojnë këtë problem. Ndërmarrja e hekurudhave premton zgjidhje, por pa afat konkret, shkruan Portalb.mk.

Në redaksinë e Portalb.mk vazhdimisht vijnë ankesa nga banorët e Llopatit dhe zonës përreth se nuk ka sinjalistikë adekuate afër hekurudhës dhe rampat nuk punojnë, kështu duke u ekspozuar ndaj rrezikut për ndonjë fatkeqësi të mundshme.

Nga Ndërmarrja Publike Infrastruktura Hekurudhore e Republikës së Maqedonisë së Veriut që në dhjetor 2025 patën premtuar zgjidhje, por situata në terren mbetet e pandryshuar.

Tani për Portalbin thanë se janë të njoftuar me shqetësimet e banorëve, por se po punohet për zgjidhje.

“Aktualisht po punohet për tejkalimin e çështjeve administrative, përkatësisht për të marrë lejen e përdorimit nga institucionet kompetente për vënien në funksion të sinjalizimit në kalimin rrugor”, thanë nga Ndërmarrja e Hekurudhave.

Nga aty kërkojnë nga banorët të jenë edhe pak të durueshëm dhe, natyrisht, të kujdesshëm gjatë kalimit në këtë pikë.

“Theksojmë se sipas rregullave të komunikacionit, nëse sinjalizimi në kalimin rrugor nuk funksionon, shpejtësia e trenit ulet, treni ndalet para kalimit rrugor dhe me sinjalizim zanor paralajmëron kalimin e tij, ndërsa të gjitha mjetet (automjetet e udhëtarëve, autobusët, makineritë ndërtimore apo bujqësore) kanë detyrim të ndalen”, thanë nga Ndërmarrja e Hekurudhave.

 

Kujtojmë se, prej më shumë se dy dekada edhe banorët e fshatit Rramanli, Komuna e Kumanovës jetojnë me frikën e kalimit mbi rrugën e cila kalon përmes hekurudhës ku nuk ka rampë, masa mbrojtëse dhe sinjalizim adekuat. Pavarësisht aksidenteve të shumta, disa edhe me pasoja fatale, institucionet ende nuk kanë gjetur zgjidhje.

Burimi: lajmpress.org

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ziadin sela dhe ilire dauti takime me mergaten ne zvicer eshte koha per aktivizimin e diaspores 69c86e9655e4b
Lajmi i mëparshëm

Ziadin Sela dhe Ilire Dauti takime me mërgatën në Zvicër: Është koha për aktivizimin e diasporës

vritet ne sulmet ajrore shkencetari iranian pergjegjes per programin berthamor 69c8fa43c5116
Lajmi i radhës

Vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian, përgjegjës për programin bërthamor

Të fundit nga

Fillon rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit

Sot fillon rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Bëhet fjalë për rikonstruksionin
ShkoLartë