rreth 27 mije maturante ne shqiperi i nenshtrohen testit te fundit te matures 6a3a3af6d05b1

Rreth 27 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen testit të fundit të Maturës

June 23, 2026
1 minut lexim

26 mijë e 600 maturantë në të gjithë Shqipërinë zhvillojnë këtë të hënë testin e fundit të Maturës Shtetërore 2026.

Provimi nis në orën 10:00 dhe zgjat 2 orë e 30 minuta. Për zhvillimin e tij janë ngritur 144 qendra testimi në shkolla në mbarë vendin.

Bëhet e ditur se procesi do të mbështetet nga 2 mijë e 87 mësues administratorë dhe 170 monitorues të Ministrisë së Arsimit, ndërsa 650 vlerësues do të angazhohen në korrigjimin e testeve.

Autoritetet arsimore u kanë bërë thirrje maturantëve të respektojnë me rigorozitet rregullat e përcaktuara për mbarëvajtjen e provimit. Nxënësit duhet të paraqiten në ambientet e shkollës jo më vonë se ora 08:30, të kenë me vete kartën e identitetit dhe të jenë të veshur sipas rregullores, përfshirë uniformën e shkollës aty ku ajo aplikohet.

Po ashtu, ndalohet përdorimi i telefonave celularë dhe orëve inteligjente gjatë testimit. Maturantëve u kërkohet të tregojnë korrektësi dhe përqendrim maksimal gjatë zhvillimit të provimit.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

talljet nuk jane rastesore publicisti shperthen ndaj rames pas deklarates se fundit per shqiptaret e kosoves 6a3a3a75dc271
Lajmi i mëparshëm

“Talljet nuk janë rastësore” – Publicisti ‘shpërthen’ ndaj Ramës pas deklaratës së fundit për shqiptarët e Kosovës

kaos nga stuhite ne britani mbyllet aeroporti i bristolit rrufeja i ve flaken nje banese 6a3a3b5026656
Lajmi i radhës

Kaos nga stuhitë në Britani/ Mbyllet aeroporti i Bristolit, rrufeja i vë flakën një banese

Të fundit nga

ShkoLartë