kaos nga stuhite ne britani mbyllet aeroporti i bristolit rrufeja i ve flaken nje banese 6a3a3b5026656

Kaos nga stuhitë në Britani/ Mbyllet aeroporti i Bristolit, rrufeja i vë flakën një banese

June 23, 2026
1 minut lexim

Stuhitë e forta që përfshinë gjatë natës jugun e Britanisë kanë shkaktuar probleme të shumta, duke detyruar mbylljen e përkohshme të Aeroportit të Bristolit dhe duke lënë qindra banesa pa energji elektrike.

Sipas autoriteteve, aeroporti pezulloi operimet për shkak të një defekti në sistemet e kontrollit të trafikut ajror, ndërsa pasagjerëve iu kërkua të kontaktonin linjat ajrore për informacion mbi fluturimet e tyre.

Ndërkohë, një goditje rrufeje dyshohet se shkaktoi zjarr në një banesë në zonën e Emersons Green. Ekipet zjarrfikëse ndërhynë për disa orë dhe arritën ta vinin situatën nën kontroll pa raportime për persona të lënduar.

Zyra Meteorologjike bëri të ditur se stuhitë u shoqëruan me rreth 26 mijë goditje rrufesh në jug të Britanisë, ndërsa temperaturat ranë me 4 deri në 5 gradë Celsius në krahasim me ditët e fundit.

Po ashtu, qindra familje në zonën e Glastonbury mbetën përkohësisht pa energji elektrike si pasojë e motit ekstrem.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

rreth 27 mije maturante ne shqiperi i nenshtrohen testit te fundit te matures 6a3a3af6d05b1
Lajmi i mëparshëm

Rreth 27 mijë maturantë në Shqipëri i nënshtrohen testit të fundit të Maturës

shkumbin istrefi kujton me dhimbje motren e ndjere 4 vjet pa ty 6a3a3c1c712c2
Lajmi i radhës

Shkumbin Istrefi kujton me dhimbje motrën e ndjerë: “4 vjet pa ty”

Të fundit nga

ShkoLartë