rreth 1 mije raste ne vit ismaili kanceri i gjirit sherohet ne fazat e para 6ad5497a6cb30

Rreth 1 mijë raste në vit, Ismaili: Kanceri i gjirit shërohet në fazat e para

October 19, 2026
1 minut lexim

Pas çdo karcinomi ekziston një nënë, një femër, një grua e cila mbi gjitha është një jetë njeriu, thekson për TVM2 mjeku onkolog Ilir Ismaili gjatë muajit rozë, muajit të ndërgjegjësimit kundër kacerit të gjirit.

Me këtë rast ai apelon të gjitha gratë që fillimisht të bëjnë vetkontrollë, pastaj eho dhe mamografi të gjirit pasiqë diagnostiki i hershëm i sëmundjes është shërim i plotë për pacientët.

“Faktorët ndahen në dy pjesë, faktorë të brendshëm dhe të jashtëm të karcinomot të gjirit domethënë nuk dihet saktësisht se prej ku vjen, faktorët e brendshëm janë faktorët të cilët vet organizmi i ka për shembull faktori endokrin, menstruacionet e hershme, menopauza e vonshme, lindshmëria e fëmijëve në mosha më të avancuara, mosgjidhënia për shembull kemi lindur fëmijë, kemi qumësht mirëpo për X faktor nuk japim gji. Preparate të ndryshme hormonale të cilët i përdorim, mënyra e jetesës. Faktorët e jashtëm janë alkooli, duhani, aktiviteti fizik, stresin e kemi këtu kur i bashkojmë këto faktorë shpeshherë kemi paraqitjen e karcinomit të gjëndrës së gjirit.”, u shpreh për TVM2 onkolog Ilir Ismaili.

Edhe kirurgu nga Turqia jep shpresë për pacientët me kancerin e gjirit.

“Jemi mbledhur në Shkup për muajin rozë ,ndërgjësimin kundër kancerit të gjirit.Kanceri I gjirit shërohet dhe është me rëndësi të madhe në fillim të zbulohet sëmundja .Gratë nuk duhet të kenë frikë nga kontrollat por edhe nëse e humbin gjirin tani ka metoda të reja estetike që nuk dallohet fare.”, u shpreh për TVM2 kirurgu nga Turqia, Omer Bender.

Sipas mjekut Ismaili RMV disponon me procedura diagnostikuese, të mirëfillta dhe çdo pacient ka afinitet dhe qasje në procedurat diagnostikuese. Ministria e shëndetësisë e bën edhe plan programin e librin të karcinomit në bazë të së cilës stilistikisht do të dihet sa ka pacientë të diagnostikuar me karcinom të gjëndrës së gjirit në vend ndërsa shtetet përreth nuk i kanë këto thekson onkologu Ismaili.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

bervenica cfare tregojne numrat 6ad54476d5308
Lajmi i mëparshëm

Bërvenica: Çfarë tregojnë numrat?

Të fundit nga

Bërvenica: Çfarë tregojnë numrat?

Florian Nesimi BDI-ja mori rreth 2.100 vota, ndërsa VLEN-i rreth 1.500. Por, a kemi të bëjmë me rritje të BDI-së apo me aftësinë e kandidatit të saj për të mobilizuar më shumë

Adnan Azizi: Koha për reflektim!

Deputeti i partisë VLEN, Adnan Azizi, ka reaguar pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve të parakohshme lokale në Bërvenicë, duke falënderuar aktivistët dhe mbështetësit, ndërsa ka uruar kandidatin Arkin Jahiji

Mbyllen vendvotimet në Bërvenicë

Në orën 19:00 të mbrëmjes së sotme janë mbyllur vendvotimet në Bërvenicë, ku banorët e dhjetë vendbanimeve të komunës patën mundësi të votojnë për kryetar komune në zgjedhjet e parakohshme lokale, pas
ShkoLartë