bervenica cfare tregojne numrat 6ad54476d5308

Bërvenica: Çfarë tregojnë numrat?

October 19, 2026
1 minut lexim
ff 2

Florian Nesimi

BDI-ja mori rreth 2.100 vota, ndërsa VLEN-i rreth 1.500. Por, a kemi të bëjmë me rritje të BDI-së apo me aftësinë e kandidatit të saj për të mobilizuar më shumë votues?

Kandidati i VMRO-së mori më pak vota se paraardhësi i tij në vitin 2025, por përsëri mori më shumë vota se trupi partiak i VMRO-së.

Duhet pasur parasysh se kësaj radhe nuk u votua për këshillin komunal. Prandaj, është e vështirë të flasim me siguri për ngritje apo rënie të partive, sepse vota për kandidatin nuk është domosdoshmërisht e njëjtë me votën për partinë.

Mësimi kryesor nga Bërvenica është se votat e kandidatit nuk janë domosdoshmërisht të barabarta me votat e partisë. Prandaj, para se të flasim për ngritje apo rënie të një subjekti politik, duhet të dallojmë mbështetjen partiake nga aftësia personale e kandidatit për të tërhequr votues përtej bazës së partisë.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

adnan azizi koha per reflektim 6ad5433936541
Lajmi i mëparshëm

Adnan Azizi: Koha për reflektim!

rreth 1 mije raste ne vit ismaili kanceri i gjirit sherohet ne fazat e para 6ad5497a6cb30
Lajmi i radhës

Rreth 1 mijë raste në vit, Ismaili: Kanceri i gjirit shërohet në fazat e para

Të fundit nga

ShkoLartë