rregullohet tomografi ne shkup nisin kontrollet per pacientet ne pritje 6ac8a20e33f55

Rregullohet tomografi në Shkup, nisin kontrollet për pacientët në pritje

October 9, 2026
1 minut lexim
lajm 1

Njëri nga tomografët e Institutit Universitar të Radiologjisë në Shkup është vënë sërish në funksion dhe ka nisur të përdoret për ekzaminime diagnostikuese, njoftoi Ministria e Shëndetësisë.

Instituti ka filluar të kontaktojë pacientët, kontrollet e të cilëve ishin shtyrë për shkak të problemeve teknike. Për të përshpejtuar procesin dhe për të kryer ekzaminimet e mbetura, puna do të organizohet në dy turne, si dhe gjatë fundjavës.

Ndërkohë, tomografi tjetër, i vendosur në kompleksin kirurgjik dhe i dedikuar kryesisht për pacientët urgjentë, ende është në servis. Deri në përfundimin e riparimit, pacientët urgjentë po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit „8 Shtatori” dhe në Klinikën e Kirurgjisë „Shën Naumi i Ohrit” në Shkup.

Ministria u bëri thirrje qytetarëve që të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së besimit në sistemin shëndetësor.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

frikerat e pazakonta te yjeve boterore nga peshqit te vareset e rrobave 6ac89e1b97d7a
Lajmi i mëparshëm

Frikërat e pazakonta të yjeve botërorë: Nga peshqit te varëset e rrobave

ushtronin aktivitet financiar pa licence policia ekzekuton 14 masa sigurie ne fier 6ac8b91182f41
Lajmi i radhës

Ushtronin aktivitet financiar pa licencë, policia ekzekuton 14 masa sigurie në Fier

Të fundit nga

ShkoLartë