rrefimi i mbeses se musolinit benito gjeti gjyshen duke e tradhetuar 68cf20136643f

Rrëfimi i mbesës së Musolinit: Benito gjeti gjyshen duke e tradhëtuar

September 20, 2025
min lexim

Në një intervistë të rrallë për gazetën prestigjioze italiane “Corriere della Sera”, ish-parlamentarja dhe mbesa e Benito Musolinit, Alessandra Mussolini, ka rrëfyer detaje të papublikuara më parë mbi jetën personale të gjyshes së saj, Rachele Mussolini gruaja e diktatorit italian të Luftës së Dytë Botërore.

Një nga pjesët më befasuese të intervistës është zbulimi i një tradhtie dashurie që, sipas Alessandrës, nuk shkatërroi, por përforcoi martesën e Racheles me Duçen.

“Ajo nuk ishte një grua e nënshtruar, nuk veproi për hakmarrje kur e tradhtoi, por për ta rifituar atë,” rrëfen Alessandra.

“Pas tradhtisë, lidhja e tyre u bë më e fortë, sepse Duçe kuptoi se ajo nuk ishte nën urdhrat e tij. E tyre ishte një dashuri e madhe.”

Sipas rrëfimit të saj, Rachele kishte një lidhje sekrete me Corrado Varolin, një burrë që ajo e kishte dashur që në rini. Në një moment tensioni të lartë, i dashuri i saj madje ishte fshehur në dollapin e shtëpisë për të shpëtuar nga zemërimi i Musolinit, pas një sinjalizimi të koduar që njoftonte kthimin e tij të papritur.

Alessandra rrëfen gjithashtu për dinamikën e ndërlikuar mes motrave të gjyshes së saj, xhelozitë e brendshme familjare dhe përpjekjet për të ruajtur një marrëdhënie në hije në një kohë kur roli i gruas ishte i ngurtë dhe i kufizuar.

Për të, kjo tradhti nuk ishte akt rebelimi, por një mënyrë për të rikthyer baraspeshën në një martesë të mbushur me mungesa dhe tradhti nga ana e Musolinit.

“Jo për hakmarrje. Përkundrazi. Për të rivendosur ekuilibrin. Për të ndjerë njëherë atë që ndjente ai shpesh. Dhe për ta fituar përsëri burrin e saj.”

Ky rrëfim vjen në kuadër të promovimit të librit autobiografik të Alessandra Mussolinit, “Benito. Trëndafilat dhe Gjembat”, ku ajo përpiqet të japë një pamje më të thellë dhe autentike të jetës së gjyshes së saj përtej portretit të zakonshëm të një gruaje të heshtur në hijen e një burri historikisht të njohur për egërsinë dhe autoritarizmin e tij.

“Rachele nuk ishte një viktimë. Ajo ishte një grua me personalitet të fortë, anormale për kohën e saj. Dhe kjo histori dashurie me të gjitha përplasjet e saj – ishte më e vërtetë se çdo mit,” përmbyll Alessandra.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

oficeri i fsk se diplomon ne shba arritje historike per kosoven 68cf1f0142bd4
Lajmi i mëparshëm

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën

vdekja misterioze e aktorit te njohur autoritetet hetojne disa pista perfshire nje akt kriminal 68cf21c63b222
Lajmi i radhës

Vdekja misterioze e aktorit të njohur, autoritetet hetojnë disa pista, përfshirë një akt kriminal

Të fundit nga

ShkoLartë