rrahje mes te miturve ne tetove njeri perleshet edhe me policet 6a69ee4f40852

Rrahje mes të miturve në Tetovë, njëri përleshet edhe me policët

July 29, 2026
1 minut lexim
hh 1

Më 28.07.2026 në orën 22:10, zyrtarët policorë që nuk ishin të angazhuar në detyrë zyrtare, në afërsi të Sheshit të Qytetit në Tetovë kanë vërejtur prishje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike mes disa personave të rinj. Pas urdhrit të dhënë për ndërprerje dhe legitimim, një pjesë e personave janë arratisur, ndërsa në vendin e ngjarjes janë gjetur tre të mitur, një 16-vjeçar dhe dy 17-vjeçarë nga Tetova, me ç’rast njëri nga 17-vjeçarët është sjellë në mënyrë agresive dhe ka drejtuar ofendime ndaj zyrtarëve policorë, përcjell Pa Censurë. Ai është ndaluar dhe mbajtur në stacionin policor, me ç’rast tek ai është gjetur dhe konfiskuar një boks metalik. Ndërsa, pas alkooltestit të kryer, i janë matur 0.51 promilë alkool në gjak.
Në prani të prindit, me të është kryer një bisedë zyrtare dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë parashtresa përkatëse.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

grimeri me origjine shqiptare kevin kodra i propozon partnerit te tij ne sicili 6a69ea5baa214
Lajmi i mëparshëm

Grimeri me origjinë shqiptare Kevin Kodra i propozon partnerit të tij në Sicili

ne rigjykim avni lajqi denohet me 5 vjet burgim per pergatitje te vrasjes lirohet per armembajtje pa leje 6a6a04d322e1f
Lajmi i radhës

Në rigjykim, Avni Lajqi dënohet me 5 vjet burgim për përgatitje të vrasjes – lirohet për armëmbajtje pa leje

Të fundit nga

Ndërron jetë aktorja Bunny Levine

Aktorja amerikane Bunny Levine, e njohur për rolet në “Gilmore Girls”, “Law & Order” dhe filmin fitues të “Oscar”-it “La La Land”, ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare në shtëpinë e saj
ShkoLartë