rozana radi rrefen tmerrin me personin qe e perndiqte me dilte kudo 68e5757b5ca8b

Rozana Radi rrëfen tmerrin me personin që e përndiqte: Më dilte kudo

October 7, 2025
1 minut lexim

Rozana Radi ka rrëfyer këtë mbrëmje në “Goca dhe Gra” një histori të rëndë që i ka ndodhur, teksa një person kishte nisur ta përndiqte intensivisht. Ajo tha se pasi e kishte denoncuar për herë të parë, ai ishte dënuar me 1 vit burg, por sapo ka dalë nga burgu, ai ka nisur sërish ta përndiqte.

Kjo solli që këngëtarja të bënte një tjetër denoncim, dhe personi ka përfunduar sërish në burg.

“Një person më përndiqte, sa hapja ashensorin e gjeja aty. Pyeta nëse mund të mbaja ndonjë sprej, por më thanë se është e palejueshme. Djali u mor nga policia dhe u dënua një vit, sapo doli filloi përsëri përndjekjen dhe u rikthye sërish në burg se unë bëra kallëzim. Sot sapo ka dalë nga burgu ka përndjekur një juriste Unë fillova të mos jetoja, shikoja në çdo moment mos e kisha pas. falë zotit policia mu gjend pranë dhe sot jam pak më e qetë”, tregoi Rozana Radi.

Djaloshi 28-vjeçar nga Tirana, i cili u dënua me burg për përndjekjen e Rozana Radit nuk ka mundur dot të shijojë lirinë. Ai është ‘fiksuar’ me juristen e burgut 313 gjatë qëndrimit në izolim dhe një vit pasi doli nga institucioni i vuajtjes së dënimit, përfundoi sërish aty.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ne kacanik vetevendosje premton zhvillim ne arsim infrastrukture e punesim 68e574506abdf
Lajmi i mëparshëm

Në Kaçanik Vetëvendosje premton zhvillim në arsim, infrastrukturë e punësim

mexhiti ne tophane projekti 3 milione denaresh do te sjelle ndryshime te prekshme per qytetaret e cairit 68e57ef3c3c4e
Lajmi i radhës

Mexhiti në Tophanë: Projekti 3 milionë denarësh do të sjellë ndryshime të prekshme për qytetarët e Çairit

Të fundit nga

ShkoLartë