ronaldo tregon ne menyre te vecante dashurine ndaj portugalise 68e80f5bb459d

Ronaldo tregon në mënyrë të veçantë dashurinë ndaj Portugalisë

October 9, 2025
1 minut lexim

Superylli i futbollit, Cristiano Ronaldo, në moshën 40-vjeçare, ka treguar sërish dashurinë e tij të madhe për shtetin dhe Kombëtaren e Portugalisë, këtë herë në një mënyrë të veçantë.

Para ndeshjes kualifikuese për Kupën e Botës, që Portugalia do ta zhvillojë të shtunën ndaj Irlandës, kapiteni portugez foli për të ardhmen e tij, duke theksuar se dëshiron të jetë i angazhuar vetëm me kombëtaren.

“Jam pjesë e Portugalisë prej 22 vitesh. Mendoj se kjo flet vetë për pasionin që kam kur e vesh këtë fanellë, kur fitojmë trofe dhe kur përfaqësoj vendin tim.

Shpesh them, nëse do të mundja, do të luaja vetëm për përfaqësuesen dhe jo për ndonjë klub. Do të ishte një arritje e veçantë për mua”, ka deklaruar Ronaldo për “Nau.ch”.

Ylli portugez ka grumbulluar 223 paraqitje me kombëtaren dhe ka shënuar 141 gola, duke e bërë lojtarin me më së shumti gola në historinë e futbollit ndërkombëtar.

Ronaldo shtoi se dëshiron të mbetet pjesë e Portugalisë edhe për disa vite të tjera.

Aktualisht, ai është futbollist i Al Nassr në Arabinë Saudite, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2027.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IZETI VS BUJARI GAZETA MK
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti sfidon Bujar Osmanin, merre kë të duash, Ali Ahmetin, Artan Grubin, PR agjencit dhe eja në duel televiziv (VIDEO)

nje nenkryetar nje krize cka pritet te ndodhe ne seancen e neserme ne kuvend 68e80f60a6461
Lajmi i radhës

Një nënkryetar, një krizë: Çka pritet të ndodhë në seancën e nesërme në Kuvend?

Të fundit nga

ShkoLartë