rona krasniqi transferohet te juventusi 68831875e7c11

Rona Krasniqi transferohet te Juventusi

July 25, 2025
1 minut lexim

Futbollistja e talentuar shqiptare, Rona Krasniqi, është lojtare e re e Juventus Women. Klubi italian konfirmoi të martën nënshkrimin e marrëveshjes me 16-vjeçaren, e cila ka firmosur kontratë afatgjatë deri më 30 qershor 2028.

Krasniqi i është bashkuar gjigantit nga Torino nga klubi suedez Goteborg, ku shkëlqeu sezonin e kaluar dhe tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave evropiane. Juventusi e sheh atë si një nga futbollistet më premtuese të brezit të ri.

“Pasi sapo mbushi 16 vjet në muajin qershor, Rona Krasniqi konsiderohet si një nga talentet më të mëdha në futbollin suedez,” thuhet në njoftimin e Juventusit.

Rona #Krasniqi alla #JuventusWomen è ufficiale, contratto fino al 2028. Giocherà in U19 ma partirà con Canzi ⚪️⚫️✅ https://t.co/IedMv6JZau pic.twitter.com/tBjhOyFOYc

— Mauro Munno (@Maumunno) July 22, 2025

Sulmuesja do të jetë pjesë e skuadrës U19 për sezonin 2025/26, duke nisur kështu rrugëtimin me fanellën bardhezi në moshë shumë të re.

Aktualisht, Krasniqi është pjesë e Kombëtares të Suedisë U17, ku po spikat me paraqitjet e saj.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

premtimet qe duhet tia bejme vetes dhe qe duhet ti mbajme 6882cd39bff08
Lajmi i mëparshëm

Premtimet që duhet t’ia bëjmë vetes dhe që duhet t’i mbajmë…

parashikimi i motit per diten e sotme maksimalet deri ne 39 grade celsius 688318b196cb0
Lajmi i radhës

Parashikimi i motit për ditën e sotme, maksimalet deri në 39 gradë Celsius

Të fundit nga

Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë fundjavës pritet të mbajë mot kryesisht i vranët, me riga shiu në disa zona. Të shtunën parashihen vranësira dhe vende-vende riga shiu. Temperaturat minimale
ShkoLartë