romeu drejt largimit falas nga barcelona 68869c85db3d0

Romeu drejt largimit falas nga Barcelona

July 27, 2025
1 minut lexim

Barcelona ka kthyer të gjithë fokusin te largimet e lojtarëve gjatë gushtit për të liruar hapësirë dhe paga, në mënyrë që Joan Garcia dhe Marcus Rashford të regjistrohen për sezonin e ri në La Liga.

Pas largimeve të Alex Valle, Ansu Fati, Pablo Torre dhe Pau Victor, klubi po punon për shitje të tjera, transmeton Gazeta Express.

Një nga emrat që pritet të largohet është Oriol Romeu. Mesfushori 33-vjeçar nuk është në planet e Hansi Flick dhe nuk është grumbulluar për turneun në Japoni.

Romeu, që ka vetëm edhe një vit kontratë me Barcelonën, mund të largohet falas.

Valencia dhe Girona janë të interesuara për të, ndërsa Barça pritet të gjejë një marrëveshje për të mbyllur kontratën që i siguron Romeut 3.5 milionë euro në vit.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

humb kontrollin e makines dhe perplaset me borduren e rruges plagoset shoferja dhe pasagjerja 68869c4a450f5
Lajmi i mëparshëm

Humb kontrollin e makinës dhe përplaset me bordurën e rrugës, plagoset shoferja dhe pasagjerja

lladrovci mund te jete me i miri por nuk u sherbeu klaneve 68869c88de172
Lajmi i radhës

“Lladrovci mund të jetë më i miri, por nuk u shërbeu klaneve”

Të fundit nga

Bytyqi: Duhet të rritet paga minimale

1 Shkup, 5 dhjetor – Fatmir Bytyqi, deputet i LSDM-së, në emisionin “Biznis21” në TV21 theksoi rëndësinë e rritjes së pagës minimale në vend. “Po, paga minimale duhet të rritet. Edhe bizneset
ShkoLartë