Rodrygo nuk do të jetë i gatshëm për Real Madridin në dy ndeshjet e play-off-it të Ligës së Kampionëve kundër Benficës.
Sulmuesi brazilian është dënuar me dy ndeshje pezullim nga UEFA pas kartonit të kuq të marrë në ndeshjen e fundit.
Lajmi është raportuar nga The Athletic, sipas të cilit komisioni disiplinor i UEFA-s ka vendosur ta ndëshkojë lojtarin me pezullim për të dyja përballjet, duke i dhënë një goditje të rëndësishme planeve të Carlo Ancelottit.
Mungesa e Rodrygos pritet të ketë ndikim të madh në repartin ofensiv të Real Madridit, sidomos duke pasur parasysh rëndësinë e dy ndeshjeve ndaj Benficës, që do të vendosin fatin e kualifikimit në fazën tjetër të Champions League.
Burimi: botasot.info


