roberto mancini zgjedh shqiptarin 694bd0d3ef729

Roberto Mancini zgjedh shqiptarin

December 24, 2025
1 minut lexim

Sirenat e afatit kalimtar kanë nisur të bien për Kristjan Shpendin.

Sulmuesi shqiptar po kalon një sezon pozitiv në radhët e Cesenës, duke spikatur në Serie B.

Paraqitjet e tij kanë tërhequr edhe vëmendjen e një trajneri të mirënjohur, Roberto Mancinit.

“Sky Sport” bën me dije se ish-trajneri i Kombëtares së Italisë i ka kërkuar Al Sadit që të transferojnë Shpendin.

Mancini e sheh sulmuesin shqiptar si alternativën e duhur për të zëvendësuar Firminhon e dëmtuar.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse 22-vjeçari do të japë miratimin e tij për kalimin në Katar, apo do të vazhdojë karrierën në Itali. Vlen të theksohet se Cesena është në garë për t’u ngjitur në Serie A.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

edi rama belinda balluku dhe piro vengu non grata donald trump gati listen me te korruptuarit e ballkanit shba 694bd0757bd08
Lajmi i mëparshëm

Edi Rama, Belinda Balluku dhe Piro Vengu “non-grata”? Donald Trump gati listën me të korruptuarit e Ballkanit, SHBA…

paqja fiskale rrezik per administrimin tatimor qeveria shqiptare kunder fmn nuk cenohet qendrueshmeria fiskale po ecim sipas direktivave te be 694bd1a023854
Lajmi i radhës

“‘Paqja Fiskale’ rrezik për administrimin tatimor”, qeveria shqiptare kundër FMN: Nuk cenohet qëndrueshmëria fiskale, po ecim sipas direktivave të BE

Të fundit nga

ShkoLartë