robelli be mund te propozoje president te huaj per kosoven nese partite deshtojne te gjejne konsensus 69a61af833eba

Robelli: BE mund të propozojë president të huaj për Kosovën nëse partitë dështojnë të gjejnë konsensus

March 3, 2026
min lexim

Edhe pak ditë pune kanë mbetur nga afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës, por në vend të emrave dhe marrëveshjeve konkrete, dominon paqartësia.

Gazetari Enver Robelli ka deklaruar se Bashkimi Evropian po përgatit ndërmjetësimin për zgjedhjen e presidentit të Kosovës.

“Burime të mirëinformuara më kanë konfirmuar se të martën do të emërohet diplomati veteran polak Tadeusz Kazowiecki si ndërmjetësues mes partive politike për të gjetur një kandidat konsensual për president,” tha Robelli.

Robelli theksoi në rast se partitë kosovare “e vazhdojnë traditën e ofendimit të zgjedhësve dhe mosmarrëveshjeve të brendshme”, Kazowiecki do të propozojë tre personalitete europiane për një mandat dyvjeçar.

Sipas tij, Gjermania ka përfolur emrin e Joschka Fischerit, Austria atë të Wolfgang Petritschit, ndërsa Sllovenia ka përmendur Millan Kuçanin.

Robelli shtoi se vendimi përfundimtar mbetet tek deputetët e Kuvendit të Kosovës.

Ata duhet të vendosin nëse do të gjejnë një kandidat vendor konsensual ose do të detyrohen të pranojnë një president të vendosur nga Bashkimi Europian.”

“Burime të afërta me procesin kanë përfolur se Kazowiecki gjithashtu ka përjashtuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja parlamentare, duke lënë pak alternativa për skenarë të tjerë politikë”, shkroi Robelli në Facebook.

Të hënën, më 23 shkurt, Kurti deklaroi se po bën çdo përpjekje për të shmangur zgjedhjet e parakohshme, që do të pasonin nga moszgjedhja e presidentit.

Mandati i presidentes Osmani skadon më 4 prill, ndërsa afati për zgjedhjen e presidentit të ri është 4 marsi – në të kundërtën, zgjedhjet e reja parlamentare duhet të mbahen brenda 45 ditësh.

Osmani e ka bërë të qartë se synon mandat të ri, por Kurti – partia e të cilit, Lëvizja Vetëvendosje, ka shumicën në Kuvend – nuk e përmendi emrin e saj.

Ai nuk e përjashtoi kategorikisht, por vuri në dukje se do të ishte e kotë që partia të propozonte një kandidat, pasi e vetme mund të sigurojë maksimumi 66 vota – shumë larg numrit prej 80 votash të nevojshme për zgjedhjen e presidentit.

Për këtë çështje, Kurti takoi kryetarët e dy partive më të mëdha opozitare – të dielën, Bedri Hamzën e Partisë Demokratike të Kosovës, dhe të hënën, Lumir Abdixhikun e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Hamza u shpreh i gatshëm për bashkërendim parlamentar për, siç tha, çështje të interesit shtetëror e kombëtar, ndërsa Abdixhiku kërkoi ose marrëveshje politike, ose konsensus.

Kurti pranoi se situata për zgjedhjen e presidentit nuk është e lehtë.

Nuk shoh zell për zgjedhje të reja dhe kjo është një e përbashkët që kemi. Këto elemente më bëjnë optimist”, tha ai për gazetarët.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

berisha njofton protesten e radhes diten e seances per imunitetin e lubi ballukut shqiptaret te bashkohen te kuvendi 69a61af591640
Lajmi i mëparshëm

Berisha njofton protestën e radhës: Ditën e seancës për imunitetin e Lubi Ballukut shqiptarët të bashkohen te Kuvendi!

elijona pas rastit me dajen ne big brother babai im ka qene krenar me mua 69a64af636e04
Lajmi i radhës

Elijona pas rastit me dajën në Big Brother: Babai im ka qenë krenar me mua

Të fundit nga

Nusja e Gostivarit e sulmon vjehrrën e saj

Policia e Gostivarit ka arrestuar personin me iniciale V.S. (30), pasi është denoncuar nga vjehrra e saj 73-vjeçare për sulm fizik brenda shtëpisë. Pas dokumentimit të rastit, ndaj nuses do të ngrihet

Fillon rikonstruksioni i aeroportit të Ohrit

Sot fillon rikonstruksioni i aeroportit “Shën Apostull Pali” në Ohër, në prani të kryeministrit Hristijan Mickoski, ministrit të Transportit Aleksandar Nikolloski dhe drejtorit të TAV Maqedoni, Nexhat Kurt. Bëhet fjalë për rikonstruksionin
ShkoLartë