rizarta hoxha zbulon te ardhurat mujore 6a318e61a10b9

Rizarta Hoxha zbulon të ardhurat mujore

June 16, 2026
1 minut lexim

Influencerja e njohur Rizarta Hoxha ka folur hapur për të ardhurat e saj mujore, duke surprizuar jo pak publikun me shifrën që zbuloi gjatë një interviste në emisionin “Top Arena”.

E pyetur për fitimet që arrin të sigurojë nga aktiviteti i saj, Rizarta u shpreh se të ardhurat mujore i kalojnë 4 mijë eurot, ndërsa theksoi se shifrat vazhdojnë të jenë në rritje.

“Të ardhurat mujore i kam më shumë se 4000 euro. Shifrat janë gjithmonë në progres”, tha ajo.

Përtej aspektit financiar, Rizarta dha edhe një mesazh për vajzat e reja, duke nënvizuar rëndësinë e pavarësisë ekonomike dhe të krijimit të një karriere personale.

“Është shumë e rëndësishme që vajzat e reja të jenë të pavarura për veten dhe për të ndihmuar familjen”, u shpreh influencerja.

Deklarata e saj ka ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, ku shumë ndjekës kanë komentuar shifrën e bërë publike, ndërsa të tjerë kanë vlerësuar mesazhin e saj për pavarësinë financiare dhe angazhimin profesional.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

britania e madhe po heton raportet se nje anije luftarake ruse qelloi me arme paralajmeruese prane jahtit ne kanalin anglez 6a318d721b3a4
Lajmi i mëparshëm

Britania e Madhe po heton raportet se një anije luftarake ruse qëlloi me armë paralajmëruese pranë jahtit në Kanalin Anglez

kasami me nenshkrimet ne tetove nis zyrtarisht rrugetimi i vlen it si parti politike 6a3190e1bdc52
Lajmi i radhës

Kasami: Me nënshkrimet në Tetovë nis zyrtarisht rrugëtimi i VLEN-it si parti politike

Të fundit nga

ShkoLartë